Nuk është vetëm chef kuzhine, por është dhe shkencëtar dhe studiues i një diete që ndihmon trupin e njeriut të jetojë shëndetshëm. Marco Bianchi, për të përditshmen italiane online La Repubblica.it ka dhënë edhe disa këshilla të vlefshme për të nisur me sa më shumë energji stinën e pranverës. Disa nga këshillat e ofruara prej tij për të fituar sa më shumë energji janë konsumimi i sa më shumë frutave dhe perimeve.
Sipas tij duhen konsumuar sa më shumë vitamina duke pastruar kështu organizmin. Ushqimet që i kanë këto vitamina janë padyshim frutat dhe perimet, të cilat janë të preferueshme të jenë të stinës, pasi janë më të pasura me vlera ushqyese. Përveç tyre do të ishte e këshillueshme edhe përdorimi i frutave të thata, të cilat na japin energjinë e duhur. Mjafton të konsumohen gjatë ditës 3-4 bajame, 3-4 arra apo 3-4 lajthi.
Në këtë mënyrë ndërtojmë “një grusht të vogël shëndeti” i cili bazohet tek këto fruta të thata, për t’u rimbushur me vitamina, proteina, minerale si magnezi dhe zinku, të cilat i japin forcë trurit dhe trupit, por janë të pasur edhe me elementë si hekuri, që jemi mësuar ta gjejmë në produkte si djath, mish, të cilat mund të na rëndojnë.
E mira do të ishte të nisnim mëngjesin me “këmbë të mbarë” duke konsumuar kos, drithëra, të cilat kanë në përmbajtjen e tyre fibra që ndihmojnë në pastrimin e organizmit duke ulur kolesterolin. Diçka tjetër e lehtë për t’u bërë është edhe konsumimi i një lëngjeve të frutave, për shembull molle në vend të pijeve të tjera gjatë periudhës së mesditës.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com