TIRANË / EKSKLUZIVE - Pajisja për prishjen e armëve kimike siriane ishte e gatshme, në dispozicion të ushtrisë amerikane dhe ajo vetëm se pritej të dislokohej në territorin e bazës ushtarako-detare të Bisht- Pallës, në Shqipëri.

Shqiptarja. com ka siguruar fotot e impjantit të demontimit, i cili, duke qenë i lëvizshëm, mund të transferohet në çdo cep të botës e të bëhej brenda 10 ditëve funksionale. Kjo pajisje, po të nisesh nga koha e përgatitjes së saj, duket se është bërë gati për të përballuar pikërisht krizën

PAJISJA
Pajisja ka qenë në dispozicion të Qendrës Kimiko-Biologjike të Ushtrisë amerikane, me bazë në Edgeëood (SHBA) dhe kjo, më 27 qershor të këtij viti, ja ka kaluar atë Agjencisë së Mbrojtjes për Pakësimin e Kërcënimit, sipas një protokolli përkatës. K j o “ f a b r i k ë lëvizëse” është e vetëmjaftueshme përsa i përket sigurimit të emergjisë, duke qenë se është e pajisur me gjeneratorë, kështu ajo mund të vendoset në çfarëdo mjedisi. Ndërkohë, ka nevojë për një sasi të madhe uji për të kryer misionin e demontimit të armëve kimike dhe përbërësve të tyre dhe për këtë arsye vendndodhja duhej të ishte TIRANE

paisja per asgjesimin e lendeve kimike
(Në foto: Pajisja me të cilën do të asgjesohej lenda kimike)

PLANI                   
Pranë një deti, lumi apo liqeni. Po kështu, nevojitet një sasi e madhe reagentësh kimikë, të aftë për të bërë të padëmshëm helmet, si dhe karburant për gjeneratorët.

PROCESI
Teknologjia për këtë pajisje, që do të vendosej në Bisht-Pallë, por që qeveria shqiptare i tha “jo”, është ajo e hidrolizës. Kjo do të thotë që lëndët helmuese do të ndahen në përbërës më pak helmues nëpërmjet një procesi kimik, që nuk është ai me plasje apo djegie, të cilët përfaqësojnë rrugë më të vështira për të eliminuar armët kimike dhe përbërësit e tyre (prekursorë).

PERSONELI
Pajisja e demontimit ka nevojë për një përsonel tepër të kufizuar në numër. Do të mjaftonte prania e 15 personave specialistë të fushës që të mbikëqyrnin mbarëvajtjen e punës gjatë 24 orqve në ditë, shtatë ditë në javë.

ZGJATJA
Procesi i eliminimit të armëve kimike në dispozicion të ushtrisë së diktatorit sirian, Bashar al-Assad, do të vijonte me kapacitet nga 5 deri në14 ton në ditë, në vartësi të lëndëe që do të përpunoheshin. Në rast se merret një mesatare prej 8 tonësh, do të duheshin afro 6 muaj për të eliminuar të gjithë sasinë prej 1.300 tonësh të armve të deklaruara siriane. Por, sipas burimeve amerikane, brenda një jave do të eliminohej arsenali i gazit Sarin, armës më të rrezikshme helmuesetë ushtrisë së Damaskut.  Teknologjia kërkon ujë të ngrohtë në temperaturën 90 gradë për të kryer hidrolizën.

REAGENTËT
Sistemi do të kryente shpërbërje kimike, duke përdorur në reaksion me helmin ujë, hidroksid natriumi (NaOH) dhe hipoklorit natriumi (NaOH). Mbetjet do të ishin nga 5 deri në 14 herë më të mëdha se sasia e helmit që shpërbëhet, për shkak të përdorimit masiv të sasive të ujit në proces. Këto mbetje do të largoheshin jashtë vendit të demontimit, për të kaluar në proces djegieje në një temperaturë tepër të lartë (inçenerator), sipas projektit teknologjik të pajisjes. Për këtë proces nuk përgjigjet pajisja e mësipërme, por, sikurse dihet tashmë, pajisje të tilla djegieje në Francë apo Gjermani ishin të gatshme të pranonin mbetjet e përpunuara, por kurrsesi armët kimike apo prekursorët e tyre.

pajisja per asgjesimin e lendeve kimike
(Në foto: Pajisja me të cilën do të asgjesohej lenda kimike)

SIGURIA
Ushtria amerikane ka dhënë siguri për eliminimin 99.9 për qind të lëndëve helmuese që përpunohen nga kjo pajisje. Për rrezikun e ndotjeve në mjedisin përreth nuk thuhet asnjë fjalë, por as përjashtohet.

HIDROLIZA
Ushtria amerikane e bëri gati në qershor të këtij viti; “fabrika” e shkatërimit të kimikateve është e lëvizshme dhe brenda 10 ditëve nga mbërritja bëhej funksionale.

Pajisja me të cilën do të asgjesohej lenda kimike


(Shkrimi u publikuar sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)