Dy ditë më parë u sulmua nga militantët e PD-së me molotov KZAZ-ja nr. 6 në Vaun e Dejës dhe efektivët e policisë. Nga ngjarja u lënduan tre policë, ndërsa u arrestuan 15 persona dhe kryetari i bashkisë Zef Hila u shkarkua nga kryeministri Edi Rama.
Report Tv ka siguruar fotot e molotovëve artizanalë që u hodhën nga militantët e PD-së në KZAZ-në që ndodhet në Bushat. Në foto duket shishja teksa me natriban është ngjitur kapsolla e fuqishme dhe në momentin që shpërthen ndez benzinën duke çarë shishen. Ndërkohë që mbrëmë u sulmua me molotov edhe KZAZ-ja në Dibër dhe punonjësit e policisë së shtetit.