Për të vërtetuar nevojën për të ditur orën e volitshme për të kryer marrëdhënie seksuale është një studim, i cili ka dalë në disa konkluzione. Çastet më të mira për të kryer marrëdhënie seksuale janë të lidhura me ekuilibrin emocional, fizik dhe psikologjik të çdo njeriu. Për femrat bioritmi seksual nuk është i përditshëm, por i përmuajshëm dhe në varësi të ciklit të saj menstrual.
Për këtë arsye në nivelin biokimik për femrën nuk përbën shumë ndryshim në qoftë se këto marrëdhënie kryhen në mëngjes apo në darkë. Por ka mjaft diferencë përsa i përket muajit, pasi periudha kur një grua ka më shumë dëshira seksuale është gjatë kohës kur është fertile, ose më saktë gjatë javës rreth ditës së 14-të të ciklit.
Ndërkohë sa i përket meshkujve bioritmi i tyre është i përditshëm për shkak të nivelit të lartë të testosteroneve. Për meshkujt është më e preferueshme të kryejë marrëdhënie seksuale gjatë mëngjesit ndërsa femrat janë më të predispozuara në orët e mbrëmjes.
Redaksia Online