Për disa, epoka e iPhone ka imponuar me sukses idenë se gjithkush mund të jetë një fotograf. Dhe në disa raste ajo është e vërtetë, disa prej imazheve të para të ngjarjeve të rëndësisë globale (që nga bombat në maratonën e Bostonit deri tek kryengritjet e Pranverës Arabe) u morën nga hapësira virtuale Twitter e atyre që ishin në vendngjarje.
Por misioni i Jean François Leroy është për të kujtuar të gjithë se fotot që janë të destinuara të mbeten në kujtesën e të gjithëve janë ato të shkrepura nga fotoreporteret, njerëzit të cilët e njohin se si të tregojnë një histori përmes imazheve, bëjnë shumë më tepër se sa një klikim të thjeshtë.
"Nëse ju jeni një fotograf, rrallë mund të marrësh një foto për rastësi. Ju duhet të bëni kërkime, të bisedoni me njerëz, duhet të keni dokumente, të studiosh pozicionet dhe të tregosh historinë", thotë Leroy.
"Ju jeni një gazetar, dikush të cilit njërëzit i besojnë. Bota ka nevojë për këtë."
Ky është frymëzimi i "Visa pour l’Image", festivali i themeluar nga Leroy për të festuar artin e fotoreporterëve.
Festivali zhvillohet në Francë dhe zgjat dy javë. Shumë prej fotoreporterëve të pranishëm rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të përshkruar luftën dhe vuajtjet njerëzore. Midis tyre, Joao Silva, i cili humbi këmbët e tij, pasi u hodh në erë nga një minë, ndërsa ai ishte në Afganistan në vitin 2010 për "New York Times".
"Visa pour l’Image" është konsideruar si një nga festivalet e fotografisë më të rëndësishme në botë. Ai u themelua në vitin 1988, kur Leroy u bë i vetëdijshëm se ka pasur një mungesë të vëmendjes dhe konsideratës ndaj Fotoreporterëve.
Por sipas Leroy, ngjarje të tilla si festivali "Visa pour l'Image" ofron provën që roli i Fotoreporterëve nuk është kurrsesi i vdekshëm. Në një epokë në të cilat të dhëna mund të manipulohen nga qeveritë, institucionet apo njerëzit. "Ajo që unë them është se ne kemi ende nevojë për gazetarë të vërtetë, të cilët janë dëshmitarë dhe janë të besueshëm." shton Leroy.
Redaksia Online
( Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)