Ja përgjigja e Ronela Hajatit për Samantën që na çuditi të gjithëve...

Ja përgjigja e Ronela Hajatit për Samantën që na çuditi të gjithëve...

Ronela Hajati

Trekëndëshi i konfliktit Samanta-Ronela-Zerka ka filluar të sqarohet.

Në emisioni “Shiko kush Luan” veç argëtimit ka bërë që të sqarohen edhe çështje mes personazheve të njohur.

Si fillim ishte Zerka i ftuar në emision i cili bëri një deklaratë të fortë ndaj Samantës më pas po e ftuar në “Shiko kush Luan”, Samanta gjeti një rast për të kthyer përgjigje dhe këtë të shtunë ishte radha e Ronelës për të thënë mendimin e saj.

Në lojën me kabina,  këngëtares iu bë drejtpërdrejtë pyetja: “A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me "Paint Ball" të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?

“Ma keni bërë Samantën si dashnore ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam", është shprehur Ronela duke habitur të gjithë.

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë dy ndër personazhet më të dashur të publikut e që marrëdhënien e tyre nuk kanë dashur ta sqarojnë asnjëherë siç duhet.

Dy puntata më parë, në “Shiko Kush LUAN” Young Zerka bëri dy deklarata kontradiktore. Fillimisht këngëtari u përgjigj se shpirti binjak i tij është Ronela Hajati më pas në një tjetër lojë e konsideroi atë vetëm kolege.

Në këtë puntatë të “Shiko kush Luan” me anë të lojës ‘Ndaje ose Haje’, Ronela Hajati u pyet sërish për ta sqaruar një herë e mirë se çfarë është Young Zerka për të dhe ajo pa u menduar gjatë u përgjigj: “Shpirt binjak”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit