New York Times i ka kushtuar një shkrim të gjatë Ismail Morinës, ose Ballistit siç tashmë e njohin të gjithë shqiptarin që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit. Shkrimi është botuar në prag të ndeshjes Shqipëri – Serbi që luhet në 8 tetor në Elbasan Arena.

Gazetarit James Montague i ka bërë përshtypje arma të cilën Morina mban me vete, një pistoletë Zastava e prodhuar në Serbi.

“Ai thotë se e mban me vete të mbushur gjatë gjithë kohës”, shkruan New York Times. Këtë pistoletë thotë gazetari, Ismail Morina e kishte blerë së fundi.

Pistoleta Zastava është e njëjta që ju sekuestrua djalit nga Kukësi gjatë një kontrolli nga policia në Tiranë. Morina u arrestua për armëmbajtje pa leje duke humbur kështu shansin për të qenë në ndeshjen e shumëpritur mes dy kombëtareve serbe e shqiptare. 

arma me logo


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)