Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Një çantë e vendosur në tokë

Vendosja e çantës në tokë është një veprim që shumë prej nesh e bëjnë pa u menduar shumë gjatë. Ndërkohë disa të tjerë nuk e lënë kurrë në tokë, sepse sipas një bestytnie, “të mbarojnë” paratë.

Një nga arsyet kryesore pse nuk rekomandohet vendosja e çantës në tokë është higjiena. Dyshemetë, veçanërisht në vende publike si restorante, tualete, transport publik dhe zyra, shpesh janë ‘mbajtëse’ për bakteret, viruset dhe patogjenët e tjerë.

Një hulumtim i kryer në vitin 2016 zbuloi praninë e rreth 10,000 llojeve të ndryshme të baktereve në çanta, një numër që tejkalon edhe atë të një tualeti.

Sipas Timothy McHugh, profesor i mikrobiologjisë mjekësore dhe drejtor i Qendrës për Mikrobiologjinë Klinike në University College London, thotë se "materialet si lëkura kanë më shumë gjasa të strehojnë organizma sesa ato sintetike si plastika, sepse ato përmbajnë më shumë lëndë ushqyese dhe ofrojnë kushte më të favorshme për rritjen e baktereve".

Prandaj për këtë arsye ekspertët sugjerojnë disa masa të thjeshta për të shmangur ekspozimin e panevojshëm ndaj ndotjes së mundshme.

1.Shmangni vendosjen e çantës në tokë, si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë tuaj.

2.Mos e vendosni çantën në kuzhinë apo tavolinën e punës.

3.Larja duart rregullisht pasi redukton ndjeshëm rrezikun e transferimit të mikrobeve në çantën dhe sendet e tjera të përditshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’