Ja pse është trembur Berisha dhe Rama pas rekomandimit për negociatat

Ja pse është trembur Berisha dhe Rama pas rekomandimit për negociatat

Spartak Ngjela

Pse janë trembur të korruptuarit trima të qeverive shqiptare nga rekomandimi i Komisionit Europian?

Por më i trembur dhe që ka dalë nga mendja fare është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ky ka që dje pasdite e gjithë ditën sot që flet përçart. E ka humbur toruan. Po si mund të jetë kryeministër në Shqipëri një palaço panairesh? Rama po hidhet degë më degë: një herë kërcënon gjyqtarët dhe i lidh me Rekomandimin, pastaj hidhet dhe thotë që "ka shtete të Bashkimit Europian që nuk na pranojnë në BE".  Të gjitha i ka nga halli. Asnjë ndalim nuk i bëhet më dot Shqipërisë, se Rekomandimi është bërë nën influencën e Shteteve të Bashkuara dhe të Gjermanisë, dhe asnjë shtet i BE nuk mund të dalë kundër Amerikës e Gjermanisë; sepse interesat e tyre janë në qëndër të Bashkimit Europian.

Shqipëria sot nuk ka më asnjë vështirësi për pranimin e saj në BE. Dhe, në funksion të sigurisë së Shqipërisë për anëtarësim në BE, janë dy ingredientë që e përforcojnë këtë siguri: forca amerikane kundrejt shteteve të Bashkimit Europian që ndiejnë kërcënimin rus, dhe presioni i borxhit të madh që i kanë Gjermanisë dhe bankave gjermane Franca, Greqia e disa shtete të tjera të Bashkimit Europian.

E pra, ku hyn Edi Rama këtu me injorancën dhe ligësinë e tij? Askund. Asnjë ndalesë nuk ka më Shqipëria drejt anëtarësimit në BE. Por Rama duhet ta lexojë me vëmendje pjesën kundër Rexhep Taip Erdoganit në Raportin që po pret t'i vijë, dhe të japë dorëheqjen, sepse, nga Raporti, ky kryeministër del si njeri i padëshirueshëm për BE, pikërisht për marrëdhëniet e tij të dyshimta me presidentin turk Erdogan.

ll. Po opozita, si u gjend përballë Rekomandimit?
Edhe kjo e përjetoi shumë keq. U fut nën heshtjen e marrëzisë së saj dhe doli me mendime sporadike; që kuptohen se janë shprehje e ligësisë që iu buron nga frika. Më i trembur u pa të ishte Sali Berisha, derisa u shfaq duke shkruar ca mendime që nuk mund të nxirren nga një mendje normale.

Kjo tregon se i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar është i trembur. Por frika që kanë nuk duhet t'ua çojë arsyen deri në zerot e një mendimi politik dhe të mos kuptojnë që ndërkohë i gjithë korrupsioni kryeministror i dhjetë vjetëve të fundit në Shqipëri, është në një presion dyfish: nga kërkesat e Kushtetutës së Shqipërisë për reformëm në drejtësi, dhe nga kërkesat e drejtpërdrejta të Komisionit Europian.

Kjo është arsyeja që të gjitha palët e korruptuara nuk shpëtojnë dot nga reforma në drejtësi, sepse të gjithë bashkë janë të implikuar në korrupsion, dhe bashkërisht janë autorë të krimeve shtetërorë. Për këtë shkak, tani, të trysnuar edhe nga kërkesat kompetente dhe detyruese të Brukselit, korrupsioni kryeministror shqiptar nuk mund të këtë më asnjë shpresë.  Gjithçka, shumë shpejt do të marrë trajtë të plotë ekzekutuese, dhe pikërisht për këtë kuptohet qartë se korrupsioni shqiptar dje, indirekt, ka shpallur falimentimin e tij.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kico spiri nga zagoria: 19/04/2018 20:42

    ta kam thene,me mire kercu,do ish ngrohur kico ngjela nje dimer te tere.une edin nuk e pashe te trembur.bile te guximshem.ndersa lulin qe ti nuk e permend e pashe meit,te zbehte,sikur e kish ene cerma.e pe saliun tend?i budallallepsur fare.po keshtu edhe monalikja.thuaj ndonje llaf qe te zere vend,jo vetem budallalleqe.mos bej sikur je keshilltari i trampit per problemet eshqiperise.erdogani mik i rames?po cte keqe ka?eshte shtet antar i natos,shtet me fuqi ekonomike ne rritje,aleat i fuqive te medha.mos kerko te shohesh gjithandej armiq.do ta nxjerresh ramen ndonje dite agjent turk or trulene.

    Përgjigju
  • BARDHA e zeze: 19/04/2018 11:24

    O NGJELA Dr Cfare GATUAN VJEN e Tera era nut .PIRDH ORE NGA GOJA CFARE DO BEHET ME TAHIRIN QE ESHTE I LIDHUR ME SOTEN , SOTA MA ERDOGANIN E RAMES DHE METES , RUCIN E KANE ZENE DHIMBJET E KAPSLLEKUT SE MBROJTI MILIONA DOLLARE TE PASTRA KOKAINE TE DEPUTETIT TEPELENAS .KY ESHTE AUSHVICI I SHQIPETAREVE QE PO I GJYMTON KALAMAJTE E SHQIPETAREVE TE CILET DUAN NJE ORE E ME PARE TE SIKTERISEN NGA SHQIPERIA .KJO E RREZON QEVERINE .ARTIKUJT E TU JANE SI KRIJESA DOWN SINDROM .E DI QE KE FRIKE SE PESHKU TAHIR I HA TE VEGJELIT .

    Përgjigju
    • Ali: 24/04/2018 04:04

      O ngjela ,o kokra e mashtruesit, po mjaft na cave menderen me sofizmat e tua ,te ka mbet ora ten amerika ,po a din ore budalla she ajo nuk e din nga bie shqiperia

  • blendi ...ziu: 19/04/2018 09:13

    Z.Ngjela, U mplake dhe... NUK U POQE, mbete tere jeten ... K... !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille