Ja pse nuk mund të shpërndani më fjalëkalimin e Netflix

Ja pse nuk mund të shpërndani më fjalëkalimin e Netflix

Ted Sarandos

Ted Sarandos, CEO i Netflix, gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka shpjeguar pse platforma që ai zotëron kufizoi ndarjen e fjalëkalimeve për llogaritë në këtë platformë.

Në një fragment nga intervista e Ted e publikuar në TikTok, ai përmend disa çështje teksa u pyet pse vendosën të prezantojnë këto masa të reja.

“Njëra ishte të ardhurat, por pjesa tjetër ishte personalizimi . Ne nuk mund të bënim sugjerimet e duhura kur pesë ose gjashtë njerëz të ndryshëm kishin të njëjtin kod. Pra, për ne, ishte me të vërtetë një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar teknologjinë e personalizimit”, tha Sarandos në The David Rubenstein Show.

Konkretisht, që nga shkurti 2023, shërbimi i abonimit përditësoi të platformën, duke zbuluar se synonin të ndalonin fenomenin e ndarjes së kodit. Disa muaj më vonë, Netflix u kërkoi përdoruesve të lidheshin nga Wi-Fi i shtëpisë së përdoruesit që paguante, përndryshe, qasja në shërbim do të ndërpritet.

Në maj të të njëjtit vit, Netflix njoftoi se do të zgjeronte kufizimet për ndarjen e fjalëkalimeve në SHBA.

“Llogaria juaj Netflix është për ju dhe njerëzit që jetojnë në shtëpinë tuaj,” tha Netflix në një email drejtuar klientëve të saj amerikanë. Për të ndarë Netflix me dikë jashtë familjes suaj, mund të krijoni një profil në një abonim të ri për të cilin po paguan dikush tjetër, ose mund të blini një abonim për një anëtar shtesë për 7,99 dollarë në muaj” , njoftoi Netflix.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjoni dhe Peleshi akuza Tabakut: Mbledhja e Integrimit duhej të mbahej me dyer të mbyllura, shkelët procedurën për të mbajtur fjalim politik

Gjoni dhe Peleshi akuza Tabakut: Mbledhja e Integrimit duhej të mbahej me dyer të mbyllura, shkelët procedurën për të mbajtur fjalim politik