Ja qytetarët e Vlorës, Durrësit e Shkodrës që duhet të paguajnë taksën e infrastruktures

Ja qytetarët e Vlorës, Durrësit e Shkodrës që duhet të paguajnë taksën e infrastruktures

Foto ilustruese

Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e tyre. Pagesa ose jo e taksës nuk ndikon në procesin e kualifikimit të ndërtimit për legalizimin. Kjo do të thotë që dosja shqyrtohet nga ALUIZNI pavarësisht faktit nëse është shlyer kjo taksë ose jo. Por pagesa e taksës së ndikimit në ifrastrukturë është e domosdoshme në etapën tjetër, gjatë procesit të pajisjes së personit që ka ndërtuar pa leje me tapi të rregullt.

Sipas legjislacionit përkatës, dokumentacioni i pronësisë së parcelës ndërtimore ose i ndërtimit ekzistues, për shtesat pa leje, administrohet përpara miratimit të lejes së legalizimit vetëm nëse subjekti e disponon atë. Mungesa e këtij dokumentacioni nuk pengon miratimin e lejes së legalizimit. Në ligjin për legalizimet thuhet se dhënia e lejes së legalizimit nga zyra përkatëse e ALUIZNI-t, me plotësimin e të gjithë dokumentacionit të përcaktuar në nenin 27 të ligjit për legalizimet, bëhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Kështu, ALUIZNI pajis subjektin me lejen e legalizimit, por hipotekimi i tij varet nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë.



( Kliko këtu ) lista e plotë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 24/09/2019 00:54

    KEMI NDERTUAR QYTETE TE SHEMTUAR,,,MJAFT TE SHIKONI FOTON,,,SI MUND TE VENDOSEN KETO FOTO NE KARTOLINA,,,TURP....TE PUNOHET ME PLANE URBANISTIKE,,,JO SI NE KOHEN E RRUMPALLES MALOKO-- BERISHIANE..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij