Ja sa ka kushtuar makina e gjyqtarit Arben Vrioni që ja dogjën mbrëmë, Vettingu: E deklaroi dy herë më të ulët se çmimi real

Ish-kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni, njërën nga makinat tip “Mercedez Benz”, GLK 220 C, të cilën ia dogjën mbrëmjen e së premtes, e ka deklaruar me çmim sa gjysma e vlerës reale. Në deklaratën e pasurisë gjyqtari ka deklaruar se makinën vit prodhimi 2010, e ka blerë në vitin 2016 me vlerë 12 mijë USD. Por nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vettingut, i cili e ka shkarkuar gjyqtarin nga detyra, ka rezultuar se makina Arben Vrioni e ka përfituar makinën me një çmim rreth dy herë më të ulët, vetëm rreth pesë muaj pasi ishte blerë në shtetin gjerman, si dhe pasi ishin kryer të gjitha procedurat e zhdoganimit.

Makina është blerë në Gjermani 16,500 euro. Vlera e detyrimit doganor është 460,000 lekë. Vlera në total e këtij mjeti, sipas KPK-së, vlerësohet të jetë rreth 2,750,000 lekë (pa llogaritur transportin nga vendi i origjinës dhe as detyrimet e paguara për regjistrimin dhe targimin e tij). “Komisioni ngre dyshime të arsyeshme se tërësia e transaksioneve të kryera deri në blerjen përfundimtare të këtij automjeti nga subjekti duket se janë bërë me qëllim për të fshehur vlerën reale të blerjes së tij − si rrjedhojë, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se kontrata e nënshkruar nga subjekti për shitblerjen e kësaj pasurie është fiktive”, thuhet në vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit.

Gjyqtari Arben Vrioni ka deklaruar edhe një makinë tjetër në emër të vajzës, vit prodhimi 2003, me vlerë 200,000 lekë. KPK nuk ka ndritur dyshimet për burimet për blerjen e kësaj makine. Dy makinat u dogjën mbrëmjen e së premtes në qendër të Elbasanit. Ngjarja dyshohet se ishe e qëllimshme edhe për shkak se dy automjetet e çiftit Vrioni kanë qenë në një distancë prej 20 m larg njëra-tjetrës ku ndaheshin nga 4 kosha mbeturinash, me këto të fundit që nuk janë përfshirë nga flakët.

Arben Vrioni u shkarkuar nga Komisioni i Vettingut në nëntor 2019, pasi nuk justifikonte pasuri me vlerë 85 mijë euro. Gjyqtari e ka ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Vrioni ka qenë pjesë e trupave gjykuese të dosjes ‘Shullazi’, ndërsa pretendon se është kërcënuar dhe se për të ka një urdhër mbrojtje. Në vitin 2016, Vrioni kryesoi trupën gjykuese, e cila liroi nga burgu Lulzim Berishën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zogu: 19/04/2020 15:17

    Hahaha kto jane prova per te kerkuar azil

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 19/04/2020 12:32

    Ta kishin djeg megjith gjygjtar do kishte qene me mire, per faj te ktyre gjakpiresve njerezit e ndershem kane 30 vjet qe enden rrugeve te botes... Mos i gezofshi ishalla

    Përgjigju
  • Titan: 19/04/2020 11:56

    Pa ikur ai sekt djallezor dhe gjakpires ne shqiperi neper parlament dhe gjykata perhere keto do te degjoni..nuk e leshon gjarperi gjarperin ne momente te veshtira..

    Përgjigju
  • Dijetari.: 19/04/2020 10:53

    Padushim te falesh dhe te lirosh kriminelet vrases nga burgu duke ju mare atyre para gjaku,korrupsjoni,kondrabande,droge dhe vrasesh me pagese,detyrimisht dote diqet makina.Ja ku te cone korrupsjoni ne pergjithsi dhe aji i drejtesise ne vecanti.Aty ku mungon drejtesija vepron vetgjygjesia.Kjo eshte e keqa e ketije vendi qe nuk po frenon korrupsjonin ne drejtesi.Po lerohen kriminel e pandit.Nuk jam dakort me nje veprim te till vandalizmi sic kandodhur ne Elbasan per djagje e shkaterrim te prones,por jame per ligjin qe nuk vepron ndaj ketyre gjygjtare te tille,qe nuk justifikojne pasirit e vena me paratbe korrupsjonit.Ka 30 vite qe njerit flasin denesojne fakte,por ligji nuk vepron,kjo eshte gjeja me e keqe qe mua si qytetar me shqeteson.

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/04/2020 08:52

    30 vjet e degjeneruane Shqipërinë fshatarete me pushtet! Prandaj iku në emigrim gjysma e popullsise dhe vazhdon të iki!

    Përgjigju
  • A. N.: 19/04/2020 08:01

    Ne kushte ideale ndodh qe mallit real ti rritet vlera artificialisht ne menyre qe ta zbresesh si shpenzim. Ndersa me keto pisa ndodh e kunderta ngaqe nuk kane asnje burim te rregullt te ardhursh pervec nje page mujore qesharake.

    Përgjigju
  • Ana: 18/04/2020 23:42

    Kushedi sa eshte merzitur Nela e doktor Çetit.

    Përgjigju
    • Lakja: 19/04/2020 14:31

      Ajo eshte zemermire ... E jep me gjithe qejf per shoqerine... Ka ndihmuar gjykates e biznesmene duke ja dhene per qejf...

    • Qytetari: 19/04/2020 12:06

      Hahaha pse eshte merzitur Nela Na thuaj cfare di ti Ana

  • Populli: 18/04/2020 22:44

    Hapini dosjet qe kane gjykuar e do te kuptoni cfare eshte bere ne kete vend per 30 vite rralle.. Lerini keto budalleqe makinash e oresh..

    Përgjigju
  • Tregtari: 18/04/2020 19:32

    Vlera reale e makines nga Tregu Gjerman esht 10-14.000€ momentalisht. Parametrat jan ato qe bejn diferencen. Makina ne 2016 (afro 4 vite me pare) ka patur nje vlere mbi 14.000€, nje makina normale me nje Kilometrazh deri ne 100.000km. Tani nese doni ta dini vleren reale pyesni tek Mercedes-Benz sa kilometra ka patur makina ne 2016... sepse nese ky Zoteria e ka bler me 300.000km te kaluara, eshte real cmimi 12.000$.

    Përgjigju
  • Tiku: 18/04/2020 17:51

    Pertej supozimeve a eshte I ndershem zoteria, me shqeteson fakti si policia nuk I ka kapur dot ne keto kohe rrugesh bkdh.

    Përgjigju
    • Klea: 21/04/2020 22:57

      Po si e kan ber pa ren ne sy njiher? Ne mes te bulevardit. Dhe njerzit gjith diten rrin ne ballkon dhe ne dritare qe pin duhan. Nuk e di mbase i kan par dhe nuk thon.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë