7 lëvizjet e gjyqtarit që liroi Lul Berishën nga burgu për t’i shpëtuar Vetingut, shkarkimi i tij u monitorua nga prokurori amerikan 

7 lëvizjet e gjyqtarit që liroi Lul Berishën nga burgu për t’i shpëtuar Vetingut, shkarkimi i tij u monitorua nga prokurori amerikan 

Arben Vrioni dhe Lulzim Berisha

Në dhjetor të vitit 2016, gjyqtari i Apelit në Durrës Arben Vrioni ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila liroi nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, pesë vite para afatit. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Në atë kohë, ish-ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu i cili tha se “Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’u them gjykatave të korruptuara se ky vendim është i papranueshëm. Duhet të indinjohemi”.

Në 22 nëntor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj, vendosi të shkarkonte nga detyra Arben Vrionin, me arsyetimin se nuk justifikonte një pjesë e pasurisë. Vetingu i gjyqtarit është monitoruar nga prokurori amerikan John Leonardo, pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Por, para shkarkimit dhe pasi ishte njohur me rezultatet e hetimit, të cilat diktonin deri diku fatin e tij në raport me drejtësisë, gjyqtari Arben Vrioni ka ndërmarrë disa lëvizje për t’i shpëtuar shkarkimit. Nga vendimi i arsyetuar i zbardhur nga Shqiptarja.com, rezulton se fillimisht gjyqtari, gjatë seancës dëgjimore të 19 nëntorit 2019, ka kërkuar që të hetohej edhe për dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të figurës dhe vlerësimin profesional. Kur kjo kërkesë u hodh poshtë, gjyqtari paraqiti një kërkesë tjetër pranë KPK-së për përjashtimin e trupit gjykues.

Në KPK është ngritur një tjetër trupë gjykuese për të shqyrtuar kërkesën. Trupa gjykuese ka vendosur rrëzimin e saj. Më tej, gjyqtari ka pretenduar se ishte në kushtet e pamundësisë për të vazhduar seancën dëgjimore për arsye shëndetësore. Ai pohoi tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe. Për rrjedhojë ka kërkuar të mbrohet me avokat. Gjyqtari gjithashtu kërkoi shtyrjen e seancës dëgjmore për shkak të këtyre rrethanave. Trupa gjykuese i dha kohë gjyqtarit që të paraqiste dokumentacionin. Sipas dokumentacion provues, gjyqtari paraqiti një fletëdalje nga spitali në muajin qershor të 2019. Ai kishte qëndruar tre ditë në spital në qershor, ndërkohë që seanca zhvillohej në 19 nëntor. Për këtë arsye, trupa gjykuese vendosi të hedhë poshtë pretendimet e tij, ndërsa ka vendosi që seanca të rifillonte dy ditë më pas në 21 nëntor. Pas njohjes së gjyqtarit me rezultatet e hetimit, KPK-ja vendos ta shkarkojë nga detyra në 22 nëntor. Që nga ajo ditë Arben Vrioni nuk mund të ushtrojë funksionet e gjyqtarit.  

Lëvizjet taktike të gjyqtarit Arben Vrioni për t’i shpëtuar shkarkimit 

1.    19 nëntor 2019, me fillimin e seancës dëgjimore, gjyqtari Arben Vrioni depozitoi kërkesë për rihapjen e hetimit administrativ dhe vlerësimin edhe për dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të figurës dhe vlerësimin profesional. Trupi gjykues vendosi mospranimin e saj. 

2.    Gjyqtari Arben Vrioni më pas paraqiti kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues. Ngrihet një trupë tjetër gjykuese për shqyrtimin e kërkesës. Trupa gjykuese vendos rrëzimin e saj. 

3.    Rifillon seanca dëgjimor në 19 nëntor 2019, gjyqtari Arben Vrioni se është në kushtet e pamundësisë për të vazhduar seancën dëgjimore për arsye shëndetësore. Ai pohoi tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe. 

4.    Gjyqtari, për shkak se është në kushtet e pamundësisë për të vazhduar seancën dëgjimore, kërkon të mbrohet me avokat. 

5.    Ai kërkoi të dorëzonte dokumentacionin provues të pretendimit. Trupi gjykues vendosi t’i japi kohë për dorëzimin e dokumentacionit provues mbi gjendjen e tij shëndetësore. 

6.    Gjyqtari dorëzoi nëpërmjet postës elektronike12 dokumentacion të skanuar− raport mjekësor dhe fletë-dalje nga Spitali, të cilat përkojnë me periudhën 15 -18 qershor 2019.

7.    Gjyqtari kërkoi që të seanca dëgjimore të shqyhej për një kohë tjetër për shkak të gjendjes shëndetësore. Pasi shqyrtoi këtë kërkesë të deklaruar në seancë dëgjimore dhe pas administrimit dhe vlerësimit të provave të depozituara − trupi gjykues vendosi të mospranojë kërkesën e subjektit për shtyrjen e seancës dëgjimore dhe zhvillimin e seancës së radhës në datën 21.11.2019, ora 12:301.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirana: 20/01/2020 21:43

    Nuk ndjehem i vlerësuar. Dallaveraxhijtë servilët të paaftët janë ato që shpërblehen

    Përgjigju
  • Beni: 20/01/2020 14:05

    Shkrim pa interes publik. Cdo kush ka te drejte te mbrohet me avokat. Shkarkimi ishte tendencioz, te pakten per proceduren qe u ndoq. Turp per kpk.

    Përgjigju
    • Miti: 20/01/2020 17:06

      Shkarkimi u be per shkak te vendimeve skandaloze qe ka dhene ky gjyqtar plepash. U be gjykates ne Elbasan me kurs 6-mujor. Pastaj sigurisht mbaroi universitete me korespondence si vazhdim i plepave. Vodhi sa s’mban me uje pilafi. Sigurisht qe ka te drejte te mbrohet por edhe shkarkimi eshte i justifikuar 1000 here. Jam kurioz te di nese kane dhene ndonje vendim te drejte pa marre ryshfet keta gjyqtaret e plepave.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet