TIRANE- Me formularin A2 kanë aplikuar 29 mijë maturantë. Ndryshe nga ç’pritej numri i aplikimeve ka qenë i ulët, pavarësisht se një vit më parë ngelën 10 mijë maturantë, të cilët pritej të aplikonin për vitin akademik 2015-2016. Në një prononcim për gazetën zëvendësministrja e arsimit Nora Malaj shprehet se probabiliteti për të fituar një degë është shumë i madh.
Gjithashtu, Nora Malaj thekson se sot pritet të dalë Libri i Transparencës dhe maturantët duhet të shikojnë nëse ka gabime për ti korrigjuar. “Janë mbyllur aplikimet me formularin A2 dhe janë regjistruar rreth 29 mijë kandidatë. Numri i aplikantëve me numrin e kuotave është 1 me 2, kjo tregon që probabiliteti për të fituar një degë është shumë i madh. Në datën 3 shtator dalin rezultatet e para të aplikimit online të A2 dhe në 15 mund të dalin rezultatet e para të fituesve.
/Shqiptarja.com