Sipas një vëzhgimi ja cilat janë disa prej arsyeve që ai ju do me të vërtetë dhe se nuk mund të rri dot larg jush:
1. Ai shikon me ju filmin që ju mezi po prisnit dhe ju nxjerr për një darkë jashtë. Ai ndoshta nuk dëshiron që ta shikojë atë film por e bën këtë sepse do të jetë me ju.
2. Ai ju sjell juve lule pa arsye. Disa femra mendojnë që kjo është diçka ngjitëse. Nuk është në fakt.
3. Ai nuk ashikon në telefonin e tij kur ju jeni përreth.
4. Ai ju dërgon ju foto në telefon me shaka të cilat ju kujtojnë juve atë.
5. Ai dëshiron që t’ju prezantojë juve me miqtë e tij. Kjo mund të jetë e kotë për ju por për atë do të thotë që nuk mund të rrijë larg jush dhe se do t’ju prezantojë me të gjithë.
6. Ai do t’ju mbajë në krahët e tij kur flini. Kjo mund t’ju bezdisë ndonjëherë juve ose mund t’ju djersisë, por ai do që t’ju ndjejë afër.
7. Ai dëshiron të dijë që ju keni mbërritur në shtëpi e sigurtë. Për këtë ju telefonon ose ju dërgon mesazhe shpesh në telefon.
8. Ai anulon planet e tij për ju. Sidomos kur ai lë ndeshjet e preferuara për ju dhe takimet me shokët.
9.Ai ju bën për të qeshur. Krijon situata që ju bëjnë të ndiheni mirë.
10. Ai kujton bisedat që keni bërë më parë rreth një teme të caktuar. Prsh keni folur rreth preferencave të manikyrave për thonjtë tuaj? Të jeni e sigurtë se ai do t’ju blejë të duhurin për ditëlindje.
11. Ai përpiqet të shprehë emocionet e tij.
12. Ai ju komplimenton kur ju jeni e palyer. Do të thotë që i pëlqeni siç jeni.
13. Ai ju përgatit darkën pasi keni kaluar një ditë të lodhshme. Ky është me të vërtetë një gjest për tu vlerësuar.
14. Edhe pse ai nuk mund ta shprehë shumë këtë mund të jetë shumë emocional në lidhje me ju. Ndoshta nuk mund të qajë për ju por mban në portofolin e tij diçka tënden.
15. Ai ju bën një kafe kur jeni e lodhur pa ja kërkuar ju vetë.
16. Ai mendon se zakonet tuaja të habitshme janë të lezetshme.
17. Ai mburret tek të tjerët për arritjet tuaja. Mund ti thotë miqve të tij për notat tuaja në shkollë apo rezultatet në punë.
18. Ai mban mend diçka të cilën ju nuk e pëlqeni dhe nuk e përsërit herë tjetër.
(b.t/shqiptarja.com)