Shqiptari nga Kosova , Ardit Ferizi është një prej 60 të akuzuarve nga drejtësia amerikane për terrorizëm kibernetik. Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja “Washington Post”, e cila shkruan se Ferizi ka kryer sulme kibernetike për llogari të Shtetit Islamik ISIS-it.
Ferizi është arrestuar në Malajzi me një urdhër arresti të përkohshëm nga SHBA . Akuzat janë shpallur që në tetor për Ferizin nga gjykata, e cila pritet ta gjykojë për sulme kibernetik për llogari të ISIS-it me rreth 35 vite burg .
Ai ka zbuluar të dhënat personale për punonjësit e shërbimit sekret amerikan dhe ua ka dhënë këto të dhëna Shtetit Islamik, përkatësisht kreut të hakerëve, Junaid Hussain.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com