Gardenia është një nga lulet më të preferuara për shumicën e njerëzve. Ka lule të bardha aromatike. Thuhet se ka marë këtë emër nga Alexander Garden nga Karolina e Jugut.
Ekzistojnë disa lloje gardeniash (rreth 200 lloje).

Zakonisht lulëzon në pranverë dhe në verë, por nëse kushtet klimaterike janë të favorshme mund të ketë lule gjatë gjithë vitit.

Lulet janë në ngjyrë të bardhë dhe kanë një aromë të ëmbël dhe të fortë.
gardenia

Këshilla si duhet të kujdesemi për Gardenian

 
Që të keni një gardenia që t'ju pershtatet kushteve të ambjentit tuaj duhet ta filloni me një gardenia të vogël,sa më shumë rritet ajo do i përshtatet ambjentit.

Sipas specialistes Nertilda Nastro kjo lule është ndër tre lulet më të veçanta që ekziston. Ajo thotë se “gardenia duhet të mbillet në plehun e vet. Gardenia ka nevojë për një pleh të lehtë me substance dhe gurëza që lejojnë ajrosjen e rrënjëve që stimulon çeljen e bimës”.
 
  • Gadenia në përbërjen e saj rrënjore do elementin hekur të cilin mund ta gjejmë në farmacitë bujqësore. Por, mund ta sigurojmë edhe në mënyrë pratike. Në bukën e dheut të vazos duhet të ngulim tre gozhdë kështu ato duke u ndryshkur përçojnë tek bima elementin hekur.
  • Gardenia ka nevojë për spërkatje dhe ujitje duke mos e lënë bukën e dheut të thatë asnjëherë.
 gardenia
Gardenia është ajo lule që i reziston çdo sezoni.
  • Gardenia duhet të mbahet përtej xhamave ku dielli t`i bie. Rekomandohet të mbahet poshtë tendave sepse kjo lule nuk e do diellin drejtëpërdrejtë.
  • Është bimë që mund ta mbajmë edhe brenda ambjenteve tona të shtëpisë edhe në ambjentet jashtë.
  •  Gardenia çel lulen e saj nga prilli deri në shtator duke qëndruar e lulëzuar.
  • Duhet që në cdo 2-3 vjet të ndryshohet vazoja (është mirë që të mbillet në vazo plastike me vrima nga poshtë). Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)