Ende nuk është zgjeruar mirë në treg Samsung Galaxy S8, ndërkohë në internet po qarkullojnë video se si do të jetë pasardhësi i tij Samsung Galaxy S9.

Sipas pamjeve që shihen në videot e hedhura online, gjenerata e re e telefonit premium të Samsung do të jetë e mahnitshme me 95% të trupit që përbëhet nga ekrani me diagonalen prej 5.8 inç, 4K AMOLED Infinity Display, Snapdragon 845 CPU, dy kamera të pasme me 12MP, 6 dhe 8 GB RAM, dhe kamerën e përparme me 8MP.

“Samsung Galaxy S9 ka një ekran që shkon deri në fund dhe ballina e lartë e pajisjes është shkurtuar në mënyrë drastike, me një kamerë të vogël për selfie dhe mikrofonin poashtu të vogël për të mos zënë vend”, raporton Concept-Phones.