Ja si e gërmuam BUNKART 1! Të pathënat e Objektit 0774! Esencë-Report Tv

Kush e dha urdhërin për krijimin e tij dhe përse? Cilët ishin ata që morën pjesë në gërmimet e para? Si u vendos rrëzë Dajtit Objekti 0774 që sot njihet me emrin BunkArt 1? Sa kohë u desh që ky objekt të hapej? Ushtarët punonin si bleta me tre turne. Flet në Esencë për mënyrën e hapjes së Bunkart 1, Ish Shefi i Batalionit të Sigurimit Qerim Serjanaj

Qerim Serjanaj: -Përpara se të flasim për atë objekt, unë kam diçka për të thënë. Bunkart 1 është  vendkomandë për Këshillin e Mbrojtjes dhe për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë. Enver Hoxha kishte një zyrë, një hapësirë të dedikuar.

Eljan Tanini: -Si e keni njohur ju këtë objekt?

Qerim Serjanaj: -Njihej si objekti 0774, është projektuar nga Instituti Ushtarak i Ushtrisë, Drejtor ishte Abedin Galanxhi. Përpara se të bëhej Bunkart 1, i është dhënë detyrë Batalionit të Sigurimit me Komandant Diko Zeqon, që në datën 13 qershor të vitit 1971 jemi shkëputur nga Lapraka për te Bunkart 1.

Eljan Tanini: -Kur ka nisur specifikisht ndërtimi i Bunkart 1?

Qerim Serjanaj: -Përpara se të shkojmë te ky objekt, ne kemi bërë tunelet e batalionit ku duheshin strehuar po ata njerëz, më poshtë, atje ku është reparti ushtarak, Reparti i Diko Zeqos. Pasi mbaruam po këtë objekt na u shtuan edhe 100 ushtarë të tjerë. Ushtarët u futën në strehim, kuzhinë, mensë etj… 300 ushtarë tanët ishin bazë, na erdhën edhe 100 të tjerë për Bunkart 1. Ne si batalion kemi bërë hapjen për 3-4 muaj. Ndërsa betonimin e bëri reparti i Milto Kosovës. Ata ishin regjiment, kishin forca të specializuara. Ndërsa dyert, ajrimin e të tjera i ka bërë Ndreko Çela, inxhinier i talentuar.

Eljan Tanini: -Si ju erdhi lajmi për këtë punë?

Qerim Serjanaj: -Na u la detyrë që Batalioni i Sigurimit do ta bëjë këtë punë. Ushtarët punonin si bleta  me tre turne pa pushim. Çdo grup përbëhej nga 8 vetë, punonin pa pushim fare. Ne kemi bërë vetëm gërryerjen e kodrës. Punën e nisëm në verën e 13 qershorit të vitit 1971.

Eljan Tanini: -Si ishte përbërja e tokës? A ishte planifikuar që ky objekt të  ndërtohej diku tjetër?

Qerim Saranaj: -Flitej që donin ta ndërtonin nga Universiteti e deri në Pallatin e Brigadave. Atje ku është Bunkart 1 sot u bënë dy hapje të tunelit, në njërën kalon rruga sot, atje ku është Rruga Fadil Deliu.

Eljan Tanini: -Unë kur dola nga Bunkart, kur e vizitova për herë të parë, kam qarë. Kisha ftohtë. Pësova një lloji traume njerëzore, të tipit sa mirë që e kemi atë vepër, por sa keq për popullin që nuk kishte të hante. Kam pasur gjithmonë një mendim se në atë bunker do të hyje nga një hyrje më njerëzore që mund të të nxjerrë në Dajt.

Qerim Seranaj: -Nuk u bë dalja në Dajt sepse ka një greminë, ajo pjesë u mbyll dhe nuk u hap fare.

Eljan Tanini: -Ishte e vështirë hapja e tij?

Qerim Serjanaj: -E kemi hapur me turiela me dorë, me dinamit, me karroca për të hequr dheun etj… Ushtarët kanë hequr shumë!

Eljan Tanini: -Përbërja e tokës si ishte?

Qerim Serjanaj:- Te kinemaja (Salla e Parlamentit), atje ka dalë një shtufë i bardhë, më i fortë se e gjitha shtufa në përgjithësi. Gërmimi atje ka qenë 9 m e 30 cm. Kur ka ardhur Shefi i Shtabit Gjeneral Petrit Dume ka hyrë në tunel me Çarlin e Bardhë, kalin e tij. Komandant atje ka qenë Hyso Ismaili dhe Xhorxhi Koçi. Ky i fundit shkonte në vendet nga më të vështirat, ai punonte edhe vetë, i spostonte ushtarët kur kishte vështirësi. Petrit Dume vinte 2 herë në javë, interesohej për jetën e ushtarëve, për oficerët, për hallet tona.

Eljan Tanini: Si ia bënit me ajrin komandant?

Qerim Serjanaj: -Kishim tuba gome me ventilim, era e dinamitit nuk dilte shpejt, ndiznim kopresorët.

Eljan Tanini: -Kush e solli urdhërin për ndërtimin e Bunkart 1? A vinte Alfred Moisiu atje?

Qerim Seranaj: -Nga Instituti i Projektimit erdhën letrat. Moisiu po, vinte. Ishte autoritar, i donte oficerët, i kritikonte dhe i ruante ata.

Eljan Tanini: -Si ka mundësi që për tre muaj të hapet gjithë ai vend?

Qerim Serjanaj: -Ishin 4-5 hyrje, për 8 vetë, i thonë 24 vetë në turn, natë e ditë pa pushim fare. Kishte raste edhe avari.

Eljan Tanini: -Çfarë është kjo letër?

Qerim Serjanaj: -Është proces verbali kur unë jam transferuar nga Batalioni i Sigurimit dhe kam shkuar në Palermo, ato janë projektet që kam dorëzuar. Këto dokumenta ishin sekrete dhe të protokolluara.

Eljan Tanini: -Nuk kishit frikë kur punonit atje?

Qerim Serjanaj: -Ishte bërë monotone. Në filim hynin të dy oficerët. Ne ecnim me topgraf. Devjimi kishte rrezik të madh.

Eljan Tanini: -A u angazhuan njerëz me rëndësi për Bunkart 1 si Dhimitër Dhespoti?

Qerim Serjanaj: -Pothuajse të gjithë. Pak më poshtë se Bunkart 1 është projektuar edhe një tunel nga Koço Serbo dhe Lavdo Dule, për aviacionin. Është 50 m, 18x24, te reparti. Nga reparti jonë kanë dalë edhe Zv. Ministra si Halil Hyseni.

Eljan Tanini: -Si është puna e një pishine që donte ta ndërtone Petrit Dume?

Qerim Serjanaj: -Pishina ishte 25 e gjatë, 8 m e gjerë me 4 korsi. Thellësia 4 m, me trampolinë e dy metra ishte thellësia në fillim.

Diko Zeqo më tha do të furnizosh pishinën me ujë! Kur shoh unë, ajo rridhte pikë-pikë. Unë kërkoja tuba 2 polëshe. Veliu ishte njeriu që më vuri në dispozicion. Tubat erdhën prej Veliut. Pranë murit tonë kalonte një tub gize që shkonte shumë larg. Ishte bela e madhe të merrje ujin e qeverisë. E hapëm tubin. Na mësoi një usta i vjetër i topografisë. Ajo dha presion. Në fund erdhi Petrit Dume. Sheshi i dyshemesë ishte me pllaka, anët jo. Jep urdhër Diko Zeqo për pllaka të tjera anësore, i jep urdhër Veliut që dy makina me pllaka do i kthesh këtu. Kalojnë makinat, i fusin në oborr te ne, shkarkojnë. Këtë gjë e merr vesh Taqo Themelko, Shef i Kazermimit të Ushtrisë, për pllakat e marra për Pallatin e Sportit. Ne e lamë atë pishinë se shkuam te Bunkarti.

Përsa i përket Objektit 07, Bunkart 1, Jani Obdari ishte një inxhinier i talentuar. Ai na vuri në punë kaldajën te Bunkart 1, kaldaja kishte ardhur enkas për atë godinë.

Objekti ka funksionuar gjatë gjithë kohës, ata lidheshin edhe me Kaninën. Ndërlidhja ka qenë atje në mënyrë të përsosur. Kishte porta antiatomike, ndriçimi i përsosur.

Eljan Tanini: -A ishte ky objekt sekret dhe tepër sekret?

Qerim Serjanaj: -Sekret është kur e dinë një-dy, atje kishte 400 ushtarë, teknika, oficerë, inxhinierë, ndërtimet ushtarake… Çdo vendkomandë në Shqipëri e ka diçka të ngjashme por më të vogël.

Eljan Tanini: -Po në Porto Palermo, me çfarë e keni çarë atë kodër-mal?

Qerim Seranaj: -Me ushtarë dhe dinamit. Në fund fare pasi është betonuar harku, është hapur me ProMeks, makineri suedeze, ishin 4 të tilla. 2 i kishte Hidrocentrali i Fierzës dhe dy ushtria po si këto makineritë që bëjnë tunelet. Kishte manovrator, elektiçist, minator, makineri, pompist, kishte personel të madh. Më pas shkuam në Shën Gjin, atje shkuam per katërsilurët, ajo ishte bazë e shkëlqyer. Po ashtu, unë di që çimentoja e Porto Palermos është e përzier me bakër.

Eljan Tanini: -I keni shërbyer këtij vendi me ndershmëri! Si ju duket sot?

Qerim Serjanaj: -Ka qenë mbi kurrizin e popullit e gjitha.

Eljan Tanini: -Në Bunkart 1, nxjerrjen e dherave e bënit me shina apo?

Qerim Seranaj: -Kishte dekovila të vegjël.

Eljan Tanini: -Ka ndërruar jëtë njeri të gjatë ndërtimit të Bunkart 1?

Qerim Serjanaj: -Një ushtar na është vrarë, por jo në objekt. Kur hapej objekti i madh për helikopterët. Ra shi, futet në një streh dhe rri  jashtë objektit, Mefaili quhej. Ua çuam djalin 20 vjeç në Korçë. Për Palermon janë vrarë jo aq njerez sa thuhet, rreth 5-6 vetë.

Eljan Tanini: -Në ndërtimin e Bunkart 1, kanë marrë pjesë edhe civilë, apo ishin ushtarë?

Qerim Seranaj: -Ka pasur civilë, ventilimi, ajrimi, elektriku, hidrauliku janë të gjithë specialistë.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille