Ja si i trajton Ministria e Kulturës
ikonat e sekuestruara të Thimios

TIRANE - Dy vjet pasi qëndruan nën sekuestro në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, ikonat qindra vjeçare të koleksionistit Gjergji Thimio, aktualisht në burg, janë transferuar në Muzeun Kombëtar. Lëvizja e tyre nga Galeria tek Muzeu është një skandal, pasi ikonat me vlerë të rrallë janë transportuar me furgon policie dhe në kushte skandaloze, më keq se të ishin mallra për t'u hedhur. Siç duket dhe nga fotot të publikuara në rrjetet sociale gjysmat e ikonave qëndrojnë jashtë furgonit aq sa dera e pasme është e pamundur të mbyllet. 

ikonat transportohen

ikonat transportohen

ikonat transportohen

Edhe Drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani, është shprehur i shqetësuar për mënyrën e transportimit të ikonave duke shpjeguar se transferimi është bërë me Urdhër të Ministrisë së Kulturës dhe u krye nga njerëz të prokurorisë dhe policisë :
 
"Unë si drejtor i GKA dhe institucioni që drejtoj nuk kanë asnjë lidhje me këtë proces. Ikonat janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës dhe me vendim të MK para dy vitesh, u magazinuan në ambientet e GKA. Në mjediset e GKA ato janë ruajtur nga Policia e Shtetit dhe ne nuk kemi pasur asnjë të drejtë të hyjmë në atë sallë, pasi nuk janë në pronësinë tonë dhe kanë qenë për dy vite në hetim. Pas dy vitesh kërkesa nga ana jonë dhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit të cilat këto ikona i ka kaluar në pronësi të shtetit, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës bëri të mundur që mjediset e GKA më në fund të lirohen. Gjithashtu në këtë proces ne nuk kemi pasur asnjë lidhje. Zhvendosjen e tyre drejt Muzeut Kombëtar me urdhër të MK e ka bërë Prokuroria e Tiranes dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Punonjësit e GKA nuk janë lejuar asnjë moment t'i prekin këto objekte kishtare. Unë si artist e njoh shumë mirë specifikën e tyre dhe kushtet që duhet të transportohen, por nuk mund të ndërhyjë në punën e institucioneve të tjera", - është shprehur Artan Shabani.

Mënyra e transportit të ikonave qindravjeçare të koleksionistit të njohur Gjergji Thimio, i dënuar me 7 vite burgim, është një rast flagrant i trajtimit të veprave me vlerë, tashmë pasuri kombëtare.
 
Pas denoncimit të këtij fakti në rrjetet sociale, Shqiptarja.com u interesua menjëherë pranë Muzeut Kombëtar për të parë dhe dëshmuar se ku shkonin dhe si po përfundonte transporti. Por edhe aty e njëjta situatë: Ikonat e vjetra të lëna në dysheme, me pjesë të tyre të thërrmuara e të hedhura përtokë. Asnjë funksionar nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve si për mënyrën e transportit, kushtet në të cilat këto ikona do të ruheshin dhe më e rëndësishmja inventarizimin e këtij "malli" të rrallë.

ikonat me logo

ikonat me logo


ikonat me logo

ikonat me logo
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës