Ja si kapitalizmi ndihmoi në shpërndarjen e epidemisë

Ja si kapitalizmi ndihmoi në shpërndarjen e epidemisë

Gjuhëtar, filozof, shkencëtar, teoricien i komunikimit, akademik, aktivist politik dhe eseist i madh amerikan shpjegon idenë e tij mbi shkaqet e krizës shëndetësore në botë. Një nga arsyet pse bota u gjet kaq e papërgatitur në përballimin e epidemisë? “Kapitalizmi Neoliberal

Janë fjalët e Noam Chomsky, gjuhëtar dhe filozof amerikan, Sipas intelektualit të shquar amerikan i intervistuar nga Agjencia spanjolle EFE, “mbas asaj që ndodhi si pasojë e epidemisë së SARS në 2003 shkencëtarët e dinin që do të vinin të tjera pandemi, ndoshta të llojit të koronaviruseve. Nga ai moment do të ishte e mundur të përgatiteshin dhe ta trajtonin siç ndodh me gripin, por nuk u bë, sepse tregjet thonë që nuk ka përfitim për tu përgatitur për një katastrofë që ndodhet jo shumë pranë”. Ja pse, këmbëngulë Chomsky, nëse nuk kuptojmë këtë koncept dhe nuk ndërhyjmë kundër neglizhencës dhe arrogancës së qeverive të ashtëquajtura neoliberale që i përgjigjen ekskluzivisht vetëm logjikës së tregjeve, “ herës tjetër që do të na ndodh diçka e ngjashme, do jetë më e rëndë se kjo”. Shembulli i Amerikës që, siç pohon Chomsky, “e administruan pandeminë në një mënyrë surreale” duke filluar nga Shkurti, domethënë nga periudha që u regjistruan të infektuarit e parë. E gjithë administrate e Trump, përfshi edhe Presidentin janë fajtorë, dhe siç shpjegon filozofi për këtë administrim të keq të emergjencës. "Pikërisht në Shkurt - Trump ka prezantuar disa Bilance që ja vlen të analizohen. Shkurtime në Qendrën për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe në fusha të tjera që lidhen me shëndetin. Shkurtime në mes të një pandemie, duke rritur ndërkohë financimin e industrive të energjisë fosile, shpenzimeve ushtarake, murin e famshëm… E gjitha kjo flet shumë për natyrën e buratinëve psikopatik që udhëheqin qeverinë dhe janë shkaku i gjendjes së keqe ku ndodhet vendi". Gjithmonë duke ju përgjigjur një pyetje për qeverinë e Washingtonit dhe në veçanti mbi Donald Trump, Chomsky deklaron që ai "është i aftë që në njërën dorë të mbajë një banderolë ku shkruhet “Ju dua, jam shpëtimtari juaj, kini besim tek unë pasi unë punoj ditë e natë për ju” dhe me dorën tjetër ti godasë mbrapa shpine. Kjo është mënyra që ju drejtohet edhe zgjedhësve të vet që e adhurojnë pavarësisht nga ajo që ai bën. Dhe për këtë ndihmohet nga fenomenet mediatike të përbëra nga Fox News, Rush Limbaugh, Breitbart… ose të vetmet media që shikojnë republikanët.

Nëse një ditë Trump do të thotë “është thjesht një grip, harrojeni” –shton Chomsky –ata do ta konfirmojnë, do të thonë që është thjesht një grip dhe se duhet harruar. Nëse ditën tjetër do thotë që është një pandemi e tmerrshme dhe se ishte i pari që e kuptoi, do bërtasin të gjithë dhe do të thonë që ai është personazhi më i mirë në histori. Në të njëjtën mënyrë, ai shikon Fox News çdo mëngjes dhe vendos çfarë i leverdis të thotë. Është diçka impresionuese. Rupert Murdoch, Limbaugh dhe psikopatët e Shtëpisë së Bardhë po e çojnë vendin në shkatërrim".

Kusuri i Botës.

Përgjatë intervistës Noam Chomsky foli edhe se si vendet e tjera i janë përgjigjur emergjencës shëndetësore.

"Kjo që po ndodh në nivel ndërkombëtar është shokuese–thotë filozofi amerikan–Është kjo gjëja që e quajnë Bashkimi Europian. Dëgjojmë fjalën ‘bashkim’. Ok, shikoni Gjermaninë, që po e administron shumë mirë krizën… Në Itali kriza është akute… Janë duke pranuar ndihmë nga Gjermania ?Jo, fatmirësisht po marrin ndihma, por nga një “superfuqi” si Kuba, që dërgon mjek. Ose nga Kina, që po dërgon materiale dhe ndihma. Por nuk po marrin asistencë nga shtete e pasura të Bashkimit Europian. Dhe kjo flet shumë.

Kombi që tregoi një "ndërkombëtarizëm autentik”, nënvizon Chomsky, është Kuba. E cila, "e vendosur nën shtrëngim ekonomik mbytës nga ana e Amerikës, për kush e di çfarë mrekullie ja arriti të mbijetojë, për të vazhduar ti tregojë botës çfarë është ndërkombëtarizmi. E njëjta gjë ama nuk mund të thuhet për Shtete e bashkuara të Amerikës, sepse ajo që duhet bërë është të fajësojmë kubanezët për dhunim të të drejtave të njeriut- thotë me ton ironik Chomsky –Ndërkohë realisht shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut hasen në jug-lindje të Kubës, në një vend të quajtur Guantanamo, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e morën me dhunë dhe refuzojnë ta kthejnë. Një person i arsimuar dhe i bindur duhet tja hedh fajin Kinës, të risjell në skenë“rrezikun e verdhë” dhe të thotë që kinezët janë duke ardhur për tëna shkatërruar; ne jemi të mrekullueshëm ".

Globalizimi.

Temë tjetër e prekur nga filozofi dhe gjuhëtari është ajo e globalizimit. "Nuk ka asgjë të gabuar me vetë globalizimin” - thotë Chomsky -. Pyetja është: çfarë forme globalizimi ?Kjo që është zhvilluar dhe është nën kujdesin e neoliberizmit. Eshtë kjo që kanë projektuar. Ka pasuruar njerëzit më të pasur dhe ka vendosur një pushtet të pamatë në duart e korporatave dhe monopoleve. Ka sjellë gjithashtu edhe një formë ekonomie shumë të brishtë, të bazuar mbi një model biznesi efikas duke i bërë gjërat me koston më minimale të mundshme. Kjo logjikë bën që për shembull Spitalet mostë kenë disa gjëra pasi nuk janë efikase. Tashmë - vazhdon Chomsky –ky sistem i brishtë po shkërmoqet sepse nuk mund të përballojë diçka që shkoi shtrembër". Gjithashtu sipas të intervistuarit ky sistem "mund të na coj tek Shtetet autoritar dhe shtypës, që forcojnë modelin neoliberal. Nevojitet ta kujtojmë gjithmonë, kapitalizmi nuk dorëzohet. Ata pretendojnë akoma më shumë fonde për Industrinë e karburanteve nga fosilet, duke shkatërruar edhe rregullat që ofrojnë një lloj mbrojtjeje,... Në mes të pandemisë në SH.B.A., janë eliminuar rregullat që kufizojnë emetimin e merkurit dhe substancave të tjera të dëmshme ... Kjo do të thotë të vrasësh sa më shumë fëmijë amerikanë dhe të shkatërrosh mjedisin. Ata nuk ndalen. Dhe nëse askush nuk kundërshton, kjo është bota që do të na mbetet. "Prandaj ndryshimi do të varet" nga të rinjtë dhe nga reagimi i popullatës botërore ", përfundon Chomsky. /Përktheu Brizida Gjikondi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë