Ja si kualifikohet Shqipëria, Anglia
dhe Gjermania, sfidat e mundshme 

Ja si kualifikohet Shqipëria, Anglia<br />dhe Gjermania, sfidat e mundshme 
Kur thuajse në të gjitha grupet janë luajtur edhe ndeshjet e dyta mund të bëhet një përllogaritje se si mund të kualifikohet Shqipëria në fazën e një të tetave. Së pari kuqezinjt duhet patjetër të fitojnë ndeshjen ndaj Rumanisë të dielën në mbrëmje kjo është e padiskutueshme pasi me çdo rezultat tjetër jemi jashtë. Por vetëm tre pikët jo në çdo rast do të mjaftonin.

Kombëtarja jo vetëm që duhet të fitojë por me sa më shumë gola të fitojë aq më mirë do të jetë, mbi të gjitha duhet një fitore me dy gola avantazh sepse deri tani Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar tre duke e pasur golavarazhin minus 3. Edhe në faqen zyrtare të UEFA-s jepet skema se si mund të kualifikohet Shqipëria dhe thuhet: Shqipëria kualifikohet nëse fiton ndeshjen me Rumaninë dhe duhet të presë që të jetë një nga katër të tretat më të mira. Por nëse kalon me kë mund të përballet Shqipëria. Skema është e përcaktuar me kohë nga UEFA dhe nëse kualifikohemi kemi dy variante. 

Shqipëria kualifikohet si e treta e grupit A dhe për skuadrën e tretë të grupit A dy janë mundësitë. E para do të përballet në një të tetat me fituesen e grupit B që momentalisht është Anglia dhe me fituesen e grupit C që momentalisht e para është Gjermania.

Nëse kuqezinjtë kalojnë grupin I presin superpërballje dhe ndeshje spektakolare. Kundërshtari I ardhshëm mund të jetë Anglia ose Gjermania gjithmonë nëse edhe këto dy skuadra e mbyllin grupin e tyre në vend të parë.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë