Ja si Sali Berisha ‘pushtoi’ rrugët e Kamzës me emrin e tij, të Lazaratit dhe të ish-drejtuesve të PD, përdori Xhelal Mziun si në rastin e Gazidedes

Ja si Sali Berisha ‘pushtoi’ rrugët e Kamzës me emrin e tij, të Lazaratit dhe të ish-drejtuesve të PD, përdori Xhelal Mziun si në rastin e Gazidedes

Sali Berisha

Bashkim Gazidede, ish-kreut të SHIK-ut famëkeq, ish-deputet i Partisë Demokratike 1992-1996 dhe gjeneral i Sali Berishës për shtypjen e protestave në Jug, i cili përfaqëson faqen më të zezë të historisë së pluralizmit shqiptar, nuk është emri i vetëm që identifikon një rrugë në Kamëz, në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e qytetarëve. Ish-kryeministri Sali Berisha, duke përdorur ushtarin e tij politik Xhelal Mziun dhe ish-prefektët e Tiranës, ka mbushur rrugët e Kamzës dhe Bathores me emrin e tij dhe të ish-drejtuesve të PD. Në tetor të vitit 2008, ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka propozuar që rrugës kryesore e Bashkisë së Kamzës t’i vihet emri ‘Berisha’. Për emërtimin e kësaj rruge është ndjekur e njëjta skemë si për emërimin e një tjetër rruge me emrin ‘Bashkim Gazidede’.

Partia Demokratike me në krye të Berishën ka përdorur Xhelal Mziun për të bërë propozimin. Mziu ka propozuar që emri i Berishës t’i vihet rrugës më të madhe në Kamëz në  27 tetor të 2008. Një ditë më pas, Këshilli Bashkiak i Kamzës ka miratuar propozimin e Mziut. Në vijim, vendimi është miratuar nga Prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, i emëruar me firmë të Berishës në tetor të vitit 2010. Një tjetër rrugë në Kamzë i ka vënë emrin ‘Besnik Hidri’, ish-punonjësi i SHIK-ut të Gazidedes, i cili u vra nga gjatë revoltave në Vlorë. Në atë kohë, Berisha dhe Gazidede përdornin SHIK-un si instrument terrori për të shtypur protestat dhe mbajtur pushtetin.

Në tetor të 2008, të besuarit e Berishës kanë emëruar bulevardin kryesor të Kamzës ‘Bulevardi blu’, një ngjyrë që identifikon PD-në. Një rrugë tjetër mban emrin ‘Lazarat’, një bastion i PD-së në Gjirokastër, por që njihet ndërkombëtarisht si ‘Kolumbia’, për shkak të lejimit nga qeveria e PD-së të kultivimit të kanabisit ë këtë fshat. Megjithatë, duket se identifikimi i Lazaratit me kanabisin është lexuar si vlerë nga Xhelal Mziu dhe PD-ja.

Po në këtë datë, një tjetër rruge i është vënë emri i ‘Azem Hajdarit’, i përjashtuar nga Sali Berisha grupi i PD-së, i anatemuar dhe i akuzuar nga Berisha si spiun i Ramiz Alisë, por i shpallur hero po nga Berisha pas ndarjes nga jeta, ngjarje të cilën e përdoroi edhe për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Një tjetër rruge në Kamzës i është vënë emri i Besim Çerës, ish-trupoja i Azem Hajdarit, i cili u vra gjatë atentatit ndaj Azem Hajdarit. Ndërkaq nuk mungojnë edhe emrat e çuditshëm si Bubullima, Coca-Cola, Athina, Dyseldorf, Eagle Mobile, Dublin, Dubai, Hëna Neptuni, Londër, Manhatan, Meksika etj.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi Barcelona: 24/06/2020 09:45

    Po çfare prisni nga Xhelal nut-ziu , Mut Nola , Qim Peka Compani, mjere PD e mjere Shqiperia kush drejton

    Përgjigju
  • {#}: 24/06/2020 04:58

    Sa kriminele eshte Historia e tij . Zoti vonon po nuk harron .

    Përgjigju
  • Kamzaliu: 24/06/2020 03:32

    Cudira kan mdodhur aty me xhilal plehun vetem nji emer kamzaliu su gjet kurr

    Përgjigju
  • Haha: 24/06/2020 00:30

    Mziu rrote ka***

    Përgjigju
  • Hinglateri: 23/06/2020 22:49

    Berisha nje BAJGE

    Përgjigju
  • Shqiperia e degjenerua: 23/06/2020 20:32

    Po nuk foqe dora nga politika ti,ta lesh pd,te sjelli njeres intelektual,dhe qe e duan shqiperine,te jene nazionalist,qe mos te shesin dete dhe toke,mos te jene anti shqipetare si je ti,rama dhe meta,as keni per te ardhe na njehere,dhe uroje mos te vini ndonjehere pos ndryshuat partine

    Përgjigju
  • Tosi: 23/06/2020 18:11

    Jam i mendimit qe nje rruge te Kamzes ti vihet emri i Gjeneral Lejtnant Shabon Tapia (memia) ish shefi ushtarak i pd qe bashke me Gazideden organizuan grushtin e shtetit ne 97 duke rrezuar ushtrine per 24 ore dhe hapur depot e armeve ne gjithe vendin.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/06/2020 17:30

    Nga ta kapesh kete komunist-stalinist te 8 nendorit 1968?! Ai kudo,kurdohere dhe me cdo cmim ka krijuar e do krijoj situata antihumane, diferecuese,dystandarteshe vetem per interesa te vogla personale lavdie qe jane aureola e turpit komunisto-fashist e nji gjakprishuri shqiptar. Neveri dhe vetem neveri.

    Përgjigju
  • vera: 23/06/2020 16:46

    DIHET ajo shpellari ,,,shpellaret do...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Hetimi ndaj Erion Veliajt nxori bllof ata që thonë ‘SPAK komandohet nga Soros’! Prokuroria e Posaçme pati sukses këtë vit

Spahiu: Hetimi ndaj Erion Veliajt nxori bllof ata që thonë ‘SPAK komandohet nga Soros’! Prokuroria e Posaçme pati sukses këtë vit