Ja si shpëtoi nga konfiskimi në 2013 pasuria e Gazmend Mahmutajt, bosit të prostitucionit! Roli i Llallës, Metës e Berishës! Pse u godit nga OFL e SPAK pas 9 vitesh?

Ja si shpëtoi nga konfiskimi në 2013 pasuria e Gazmend Mahmutajt, bosit të prostitucionit! Roli i Llallës, Metës e Berishës! Pse u godit nga OFL e SPAK pas 9 vitesh?

Hoteli i konfiskuar dhe dokumenti

Në vitin 2013, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Beratit kanë mbyllur dosjen për pasuritë e Gazmend Mahmutajt, i skeduar si një bos prostitucioni në Itali, i dënuar dy herë në vitin 1993 dhe vitin 1997. Bëhet fjalë pikërisht për të njëjtat pasuri që u konfiskuan nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, në 22 shkurt 2022, si produkt i aktivitetit kriminal të Gazmend Mahumtajt, i njohur si miku i Fatmir Mediut. Gazmend Mahumtaj është vëllai i deputetit të PD, Kasem Mahmutajt. Nga 25 pasuri të konfiskuara, 13 ishin në emrin e deputetit të PD, bashkëshortes së tij Liri Mahmutaj dhe vajzës së tyre, ku përfshiheshin disa apartamente, hoteli me 4 yje në Berat dhe një shtypshkronjë.

Fakti që prokuroria kishte hapur hetim dhe mbyllur çështjen për pasuritë Gazmend Mahumtajt në 2013, ka dalë në pah gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën e Posaçme, në vitet 2020-2021, ku avokatët e Mahmutajt kanë pretenduar se kjo çështje ishte një gjë e gjykuar, pasi dy prokurori kishin marrë vendim për pasuritë në fjalë.

Dhe pretendimi rezultoi i vërtetë, ndonëse çështja nuk ishte një gjë e gjykuar një herë, pasi nuk kishte pasur vendim gjykate, por vetëm vendim prokurori për mbyllje të çështjes. Para reformës në drejtësi, prokurori nuk kërkonte konfirmimin e gjykatës për pushimin e një procedimi penal. Kështu, Gjykata Speciale e hodhi poshtë këtë pretendim dhe vijoi procedimin deri në vendimin e konfiskimit të 25 pasurive.

Po si u pushuan dy hetimet për pasurinë në 2013?

Në vitin 2013, Policia e Beratit ka informuar Prokurorinë Berat se kishte dyshime se vëllezërit Gazmend, Behar e Kasem Mahmutaj kanë blerë pasuri të paluajtshme me paratë që Gazmendi ka fituar nga aktivitetet e paligjshme. Prokuroria e Beratit ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penale. Në 15 korrik 2013, Prokuroria e Beratit ka pushtuar hetimet me argumentin se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale!

Ndërkaq, veprime hetimore ka kryer edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë për pasuritë e vëllezërve Mahmutaj, në kuadër të zbatimit të ligjit anti-mafia. Në përfundim është vendosur pushtimi i hetimeve me arsyetimin e se vepra penale e shfrytëzimit të prostitucionit, nuk përfshihej në fushën e zbatimit të ligjit anti-mafia.

Pra, në të dy rastet, është gjetur një shteg, për të pushtuar hetimet. Në vitin 2013, Prokuroria e Krimeve të Rënda drejtohej nga Eugen Beci, i shkarkuar me vendime të formës së prerë nga Vetingut për pasurinë dhe figurën, ndërsa u zbuluar se edhe Ambasada Amerikane i kishte anuluar vizën.

Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Adriatik Llalla, i cili kishte pushtet dhe impakt tek prokuroritë, pasi mund të lëvizje drejtuesit. Adriatik Llalla u emëruar në vitin 2012 nga Sali Berisha dhe Ilir Meta si i besuar i tyre.

Adriatik Llalla u shpall ‘non grata’ në vitin 2018 nga Departamenti Amerikan i Shtetit si i përfshirë në korrupsion. Në shtator të vitit 2021, Llalla u dënua me 2 vite burg për fshehje pasurie, me vendim të formës së prerë. Llalla u arratis për t’i shpëtuar burgut.

Po si arriti të SPAK të konfiskojë pas 9 vitesh pasuritë e vëllezërve Mahmutaj?

Në janar të vitit 2020, qeveria ‘Rama’ miratoi një akt normativ anti-krim, me efekt veprimi të përkohshëm, meqenëse prokuroria pothuajse kishte hequr dorë nga zbatimi i ligjit anti-mafia, për të goditur pasuritë e krimit dhe korrupsionit.

OFL-ja, struktura e ngarkuar për zbatimin e akti special anti-krim, u nisi një kërkesë vëllezërve Mahmutaj që të justifikonin 28 pasuri, për shkak se Gazmend Mahumtaj ishte subjekt i OFL-së, pasi ishte dënuar në Itali dy herë për shfrytëzim prostitucioni.

Në kushtet e mungesës së dokumentacionit justifikues të pasurisë, policia e referoi çështjen në SPAK në 31 gusht të vitit 2020. SPAK ka regjistruar aktet e dërguara nga policia në 1 shtator 2020. Në 15 shtator 2020, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme sekuestrimin e 28 pasurive, të cilat nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.

Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK në 23 shtator 2020. Pas një viti procesi gjyqësor, përballjesh, provash, kundërshtish etj., në 22 shkurt 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi konfiskimi e 25 pasurive të vëllezërve Mahmutaj nga 28 që kishte kërkuar SPAK-u.

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 09/10/2024 17:07

    Ketyre felliqesiravet nuk ju mjafton sekuestrimi I pasurise poor duhet te ju nxjerrin femijet e tyre per perstitucion sic kane nxjerr ato femijet e bashke qytetarevet te tyre!

    Përgjigju
  • polici: 07/05/2022 10:41

    keta qe meren me femra pervec qe ti sekuestrohen pasurite duhet dhe nje doze me 10 gram plumbi e vihet ne vend drejtesija....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja