SHKODER - Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë krijuar jo pak probleme në Qarkun Shkodër. Një pjesë e mirë e fshatrave të bashkive të reja në të gjithë qarkun janë detyruar që të qëndrojnë pa energji elektrike. Në fakt OSHEE po punon me kapacitete maksimale për të rikthyer energjinë elektrike por fluksi i punës dhe defektet e krijuara përnjëherësh kanë krijuar një vështirësi edhe për vetë OSHEE. Momentalisht po ndërhyhet në ato zona që kanë një popullsi më të madhe por pa neglizhuar edhe pjesët me një numër më të pakët banorësh.
Malësi e Madhe, rrëshqitje dheu në Tamarë-Vermosh
Problemi më madhor për Qarkun Shkodër pas motit të keq është ai i rrëshqitjes së dheut në rrugën që është në rikonstruksion e sipër Tamarë-Vermosh, në njësinë Kelmend të bashkisë Malësi e Madhe. Në orët e para të mëngjesit në prefekturën e Qarkut Shkodër, konkretisht në zyrën e emergjencave civile është raportuar në në atë aks të rëndësishëm që po rikonstruktohet masivët malor kanë rrëshqitur duke zënë pjesë të ndryshme të rrugës. Në këtë mënyrë përveç rrezikut të mundshëm për ata që kanë qarkulluar aty, një shqetësim ka qenë edhe ndërprerja e punës dhe bllokimi i rrugës për disa orë për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Menjëherë kanë nisur që të merren masat e duhura dhe fillimisht kanë qenë vetë firmat që po punojmë për shtrimin e atij aksi që kanë ndërmarrë përsipër që të ndërhyjnë. Kështu punëtorët e firmave përmes mjeteve që disponojnë kanë nisur që të pastrojnë masivët e rëë në rrugë në mënyrë që të rinisin punën për rikonstruksionin. Raportohet se rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar dëme të vogla gjatë këtyre punimeve por që nuk janë në një masë të madhe. Gjithsesi ata që përshkohen në aksin Tamarë-Vermosh rrezikon nga rrëshqitja e dheut për ndonjë aksident që do të ishte tragjik për shkak edhe të terrenit malor.
Shumë fshatra në Shkodër, Pukë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Fushë-Arrës pa energji elektrike
Motit të keq nuk i ka shpëtuar as ndërprerja e energjisë elektrike në shumë fshatra të ndryshëm. Në bashkinë e re të Shkodrës është djegur një transformator në njësinë administrative Dajç duke lënë pa energji banorët e fshatit Shirq. Aty ka nisur puna për zëvendësimin e transformatorit nga OSHEE. Po ashtu thuajse e gjithë njësia Ana e Malit nuk ka patur energji elektrike për orë të tëra ashtu siç edhe njësitë e tera, Bërdicë, Velipojë, Guri Zi apo Postribë bashkë me 3 ish-komunat e Dukagjinit, Shalë, Shosh, Pult. Po ashtu një pjesë e madhe e territorit të bashkisë Vau Dejës ka pasur probleme me energjinë elektrike. Nga kjo situatë nuk kanë shpëtuar as fshatrat e thellë malor të bashkisë Pukë dhe Fushë Arrës bashkë me Malësinë e Madhe në anën tjetër.
Në qytetin e Shkodrës dëme të vogla
Erërat e forta dhe reshjet e shiut përveç tjerave kanë ndjellë edhe një lloj frike në qytetin e Shkodrës sidomos në orët e pasdites dhe gjatë natës. Qyteti ka qenë më pak i lëvizshëm se në ditët e zakonshme për shkak edhe të uljes së temperaturave. Brenda në qytet disa pemë që kanë shumë vite dhe në fakt duhen prerë kanë rrezikuar që të bien në rrugët e qytetit duke rrezikuar makinat e parkuara në anët e rrugëve apo edhe ato pak qytetarë që lëviznin. Në disa objekte të ndryshme private ka pasur dëme të vogla në xhamat e tyre që kanë rënë nga lartësitë mbase edhe nga amortizimi i shumë viteve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com