TIRANE - Në muajin maj do të zhvillohet provimi si për mjekët ashtu dhe për infermierët. Ndërkohë që Urdhëri i Infermierit po zhvillon provimin e praktikës profesionale, para se të jepet provimi i shtetit, Urdhëri i Mjekut ka përcaktuar kriteret për të marrë pjesë në provim.

Në provim infermierët do të testohen lidhur me historikun e infermieristikës botërore dhe evolucioni i saj. Gjithashtu pjesë e testit që zhvillohet pranë Agjensisë Kombëtare të Provimeve do të jetë edhe etika, vlerat dhe deontologjia.

“Kodi profesional dhe etik i infermieres. Nevojat humane dhe kujdesjet infermierore. Infermieria si lidership dhe manaxhuese. Roli i infermieres në aplikimin e lidershipit dhe manaxhimit. Kërkimet shkencore në infermieri. Procesi i kërkimit shkencor”, - përcaktojnë programet orientuese për infermierët.

Mjekët do të testohet duke filluar nga sëmundjet e brendshme, kirurgjia, psikiatria deri te edukimi dhe promocioni shëndetsor si dhe në fushën e menaxhimit shëndetsor. “Për të gjithë ata që janë regjistruar zyrtarisht për Provimin e Shtetit në sezonet e mëparshme dhe nuk kanë mundur ta marrin atë dhe dëshirojnë të futen në Provimin e ardhshëm, do të rinovojnë vetëm këto dokumenta: Dëshmi Penaliteti, raportin Mjeko-Ligjor, vërtetimin nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale. Hyjnë në Provimin e Shtetit të gjithë mjekët/stomatologët e diplomuar që janë regjistruar provizorisht tek Këshilli Kombëtar dhe kanë përfunduar praktikën profesionale 3 muaj, të parashikuar në rregulloret e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë”, - thuhet në një njoftim të Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë.

(Shkrimi u publikua sot (07.04.2015) në Shqiptarja.com, versioni print)

Redaksia Online
(shqiptarja.com)