PARIS - Një vezë rekord prej çokollate me rastin e festës së Pashkëve. Simbol, ky i cili shoqëron gjithmonë këtë festë të krishterëve.
Kështu është ndërtuar një vezë prej 9 kilogram dhe e lartë 1 metër, e cila është ekspozuar në një pasticeri në New York, e specializuar në ëmbëlsirat prej cokollate.
Pronarja e dyqanit shpjegoi për Reuters, idenë e saj për të krijuar dicka të ndryshme nga herët e tjera.
Veza është bërë tërësisht nga kakao e zezë e ardhur nga Venezuela dhe dekoruar nga specialistët e çokollatës nga Parisi dhe është menduar për t’u shitur me çmimin prej një mijë dollarë amerikanë.
Veza është dekoruar me delikatesë me gjethe jeshile dhe zogj ngjyrë të verdhë dhe janë dashur rreth katër ditë për ta punuar këtë embëlsirë.
Më tej zonja shpjegoi edhe gëzimin e fëmijëve kur vijnë në dyqan të shoqëruar me prindërit e tyre duke thënë: “Unë e dua atë vezë të mrekullueshme”.
Pashkët e krishtera këtë vit festohen me 31 mars dhe vezët prej çokollate janë një prej dhuratave kryesore.
/Shqiptarja.com