Ja Yjet që mbajnë erë të keqe
Edhe pse pasuria e tyre llogaritet në disa miliona dollarë dhe kanë në shtëpi disa banjo, disa prej yjeve të Hollivudit nuk e ruajnë higjienën vetjake aq sa duhet. Nga kaosi i krijuar në shtëpi e deri te papastërtia, ja cilat janë yjet tek të cilët dominon aroma e keqe.
Edhe pse pasuria e tyre llogaritet në disa miliona dollarë dhe kanë në shtëpi disa banjo, disa prej yjeve të Hollivudit nuk e ruajnë higjienën vetjake aq sa duhet.
Nga kaosi i krijuar në shtëpi e deri te papastërtia, ja cilat janë yjet tek të cilët dominon aroma e keqe.
Duke pasur parasysh faktin se ka shumë obligime për filmat e tij, është e kuptueshme që Johnny Depp nuk mund të vendosë higjienën në plan të parë.
Burime të ndryshme kanë pohuar se aktori i famshëm nuk është një tifoz i madh i dushit dhe shpesh nuk lahet për ditë të tëra.
Nuk është çudi që është integruar aq mirë në rolin e një pirati të Karaibeve.
(Aktori Johnny Deep)Këngëtarja Jessica Simpson gjithmonë duket e rregulluar nga koka deri te këmbët, flokët dhe rrobat e saj janë gjithmonë të përsosura.
Megjithatë, Jessica kur ishte mysafire në emisionin “Ellen”, ka pranuar se nuk i pastron dhëmbët e saj më shpesh se tri herë në javë.
“Nuk më pëlqen që dhëmbët e mi të jenë të rrëshqitshëm. Unë e di se është e neveritshme, por pa marrë parasysh këtë, nuk kam aromë të keqe të gojës”, tha Jessica.
(Aktorja dhe këngëtarja Jessica Simpson)Bukuroshja Megan Fox nuk e fsheh faktin se është mjaft e çrregullt.
Në një intervistë për revistën, “FHM”, aktorja ishte përpjekur për të thyer obsesionin për të si një simbol seksi dhe ndoshta dha më shumë informacione se sa duhej.
“Me mua është e tmerrshme të jetohet. Rrobat e mia janë të shpërndara nëpër tërë shtëpinë dhe shpesh harroj të lëshoj ujin pas përdorimit të tualetit”, theksoi Megan.
(Aktorja Megan Fox)Kur keni disa fëmijë sikurse Brad Pitt dhe të xhironi filma nëpër gjithë botën, ndoshta jo gjithmonë mund të keni kohë për të bërë dush.
Me sa duket, Brad mbante aq erë të pakëndshme gjatë xhirimit të filmit, “Inglourious Basterds’, sa që partnerja e tij, Eli Roth, e kishte këshilluar të bëjë një dush të shpejtë, ose të fshijë sqetullat me letra të lagura.
(Aktori
Brad Pitt)(b.t/shqiptarja.com)
2/4
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
26.8%
-
Keq
59.3%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 437
Lajme të tjera
-
Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre
26 Prill, 13:08
-
Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës
26 Prill, 13:02
-
Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje
26 Prill, 12:46
-
Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik
26 Prill, 12:36
-
Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki
26 Prill, 12:30
-
Sali Berisha, qëllimi i protestës së Rithemelimit para bashkisë! Thirrje dhe bluza në mbështetje të ish kryeministrit 115 ditë në 'arrest shtëpie'
26 Prill, 12:28
-
Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë
26 Prill, 12:24
-
Duhet të paguajnë taksa profesionet e lira?
26 Prill, 12:19
-
Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin
26 Prill, 12:12
-
Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo
26 Prill, 12:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve
26 Prill, 12:05
-
Fërgesë me speca, gjizë dhe domate nga zonja Albana
26 Prill, 12:04