PRISHTINË, 19 Dhjetor /ATSH/.-Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Mehmeti priti sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila e uroi për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë këtë ministri.
Njoftimi i dërguar thekson se, ministri Rrahmani ka falënderuar shtetin dhe popullin amerikan për përkrahjen politike dhe atë në fushën e shëndetësisë për Kosovën.
Ministri Rrahmani ka shprehur para Ambasadores Jacobson pikëpamjet e tij për prioritetet në shëndetësi gjatë mandatit të tij, duke shprehur përkushtimin për zbatimin e sigurimeve shëndetësore, kthimin e besimit të popullatës në sistemin shëndetësor, fuqizimin e mekanizmave për luftimin e korrupsionit, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, bashkëpunimin me vendet në rajon dhe zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit./a.g/