Kosovë, Jahjaga takon përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kuvend
PRISHTINË, 30 Shtator /ATSH-Behlul Jashari/.- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Kështu tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka takuar sot udhëheqësit e partive politike të komuniteteve për të diskutuar çështjen e krijimit të institucioneve të vendit.
Presidentja tha se komunitetet janë pjesë përbërëse e institucioneve të Kosovës dhe roli tyre konstruktiv është i domosdoshëm për institucione të qëndrueshme, bëhet e ditur në njoftimin e sapodërguar nga Presidenca kosovare. Presidentja Jahjaga në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit, në takimet me udhëheqësit e partive politike parlamentare të komuniteteve ka theksuar se konstituimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi, thuhet në njoftimin zyrtar.
Presidentja Jahjaga ka vazhduar sot takimet me subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin 120 anëtarësh të zgjedhjeve të 8 qershorit, para vazhdimit të seancës konstituive në 2 tetor, ku për herë të tretë është në rend dite zgjedhja e kryeparlamentarit. Jahjaha dje kishte takime të veçanta me subjektet shqiptare të dy koalicioneve, parazgjedhore e paszgjedhore, si dhe me Listën Serbe.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Jahjaga edhe në 18 shtator ka takuar udhëheqësit e partive politike parlamentare, me qëllim të lehtësimit të diskutimeve me forcat politike për gatishmërinë e deputetëve të Kuvendit për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të reja të vendit. /a.ke/
/Shqiptarja.com