Jahjaga dhe Nikoliç bashkë në
Bratislavë, Rompuy:Hap historik

Jahjaga dhe Nikoliç bashkë në<br />Bratislavë, Rompuy:Hap historik
BRATISLAVË - Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy tha se prania e presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Tomislav Nikoliç and Atifete Jahjaga, në samitin e vendeve të Evropës Qendrore, përbën një hap historik.

Ai shtoi se vendet anëtare të BE-së dëshirojnë që Serbia dhe Kosova të bëjnë hapa të suksesshme drejt integrimit. Gjatë fjalimit të hapjes së samitit, Van Rompuy lavdëroi përpjekjet e Nikoliçit dhe qëndrimin konstruktiv të Jahjagës.

"Kemi kënaqësinë të shohim për herë të parë Kosovën dhe Serbinë që marrin pjesë në një samit ndërkombëtar në nivel presidencial. Kjo shënon një progres historik në përputhje të plotë me përpjekjet e BE-së për paqe dhe stabilitet në Ballkan", tha Van Rompuy

Në samit mori pjesë dhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Siç raporton "Koha Ditore" ,ata morën pjesë mbrëmë në darkën solemne, të organizuar nga Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Ivan Gasparoviç, që është mikpritësi i kësaj ngjarjeje vjetore. Gjatë ditës së sotme, presidentja Atifete Jahjaga pritet të mbajë një fjalim.

Në darkën solemne, fjalën e rastit e mbajti presidenti i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, si dhe presidenti i Austrisë, Hans Fischer.

20 presidentë të shteteve nga Evropa Qendrore, Evropa Juglindore dhe ajo Lindore janë pjesëmarrës në këtë samit, i cili përkushtohet për temat kryesore politike, sociale, ekonomike në rimëkëmbjen e rajonit pas krizës globale ekonomike.

Në mesin e presidentëve pjesëmarrës në samit janë edhe presidenti i Malit të Zi, Fillip Vujanoviç, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

 ROMPUY: HAP HISTORIK

jahjaga, nishani

(Në qendër të fotos: Nishani dhe Jahjaga)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj