E ardhmja duhet të jetë më ndryshe, më e begatë e më e mirë, shprehet Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2014/2015, duke uruar të gjithë studentët, mësimdhënësit dhe stafin akademik.
"Uroj që viti i ri akademik të jetë viti i suksesit dhe i përmbushjes së vizioneve për një të ardhme më ndryshe për të gjithë të rinjtë e të rejat - sot studentë për herë të parë dhe ata që po ecin drejt përfundimit të studimeve - një të ardhme të ngjashme me të rinjtë e botës së zhvilluar e demokratike", thotë Jahjaga.
"Kjo e ardhme do të ndërtohet së bashku, përmes frymës që përçon nevojat për një punë të madhe që na pret si shoqëri dhe si shtet. Një frymë e reformës së thellë në fushën e arsimit, ku dinjiteti i studentit dhe mësimdhënësit do të ruhet; ku do të respektohen vlerat, dija dhe mundësitë e secilit individ; ku do të rritet cilësia e arsimit në përgjithësi që do të mundësojë zhvillimin e përparimin e shtetit, i cili do t'u ofrojë të rinjve më shumë mundësi; dhe ku reforma do të shihet si nevojë e domosdoshmëri për ta bërë arsimin në përgjithësi një sistem të pavarur, autonom dhe profesional", thekson Presidentja kosovare.
ATSH
/Shqiptarja.com