PRISHTINE - Gjykata Speciale në Kosovë do të themelohet dhe ky është një obligim ndërkombëtar për të lënë pas të kaluarën. Deklarata është bërë nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në një intervistë për mediat kosovare.
Sipas Presidentes Jahjaga, Gjykata Speciale që do të hetojë dyshimet e ndritura nga raporti i Dick Marty-it do të bëhet, sepse është obligim ndërkombëtar që Kosova tashmë e ka marrë përsipër.
“Ky është një proces i vazhdueshëm dhe ka qenë parakusht i proceseve të integrimeve evropiane. Dhe e dyta, sa i përket Gjykatës Speciale, Kosova njëherë e përgjithmonë duhet ta përmbyllë një kapitull të së kaluarës së vet dhe krijimi i kësaj gjykate është një proces që do të vazhdojë, do të përmbyllet”. u shpreh Jahjaga
Sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, Jahjaga pranon se deri më tani ka pasur probleme serioze por shton se qytetarët me gjithë besimin e humbur, kanë përgjegjësi dhe obligim që të bashkëpunojnë me institucionet e vendit në adresimin e problemeve.
“Puna ‘solo’, vetëm e institucioneve nuk mund të japë rezultate. Pse? Sepse, edhe qytetarët tanë kanë përgjegjësi dhe obligimet e tyre që të bashkëpunojnë fuqishëm me institucionet e vendit”. nënvizon Jahjaga
Lidhur me migrimin në masë të qytetarëve, Presidentja tha se i kupton arsyet por thekson se do ta pëlqente që edhe liderët e tjerë institucionalë të përballen me qytetarët e dëshpëruar në terren.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com