Jahjaga inkurajon KQZ-në për
“zgjidhje kushtetuese” për zgjedhjet

PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një deklarate ka inkurajuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që në përputhje me mandatin e tij, të gjejnë një zgjidhje ligjore që respekton kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës dhe siguron pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit.
 
“Këto zgjedhje komunale kanë një rëndësi të veçantë sepse organizohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës njëkohësisht. Pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb në komunat veriore të vendit, në zgjedhjet e 3 nëntorit ka rëndësi të veçantë për të ardhmen e tyre dhe proceset demokratike të Kosovës”, shkruhet në deklaratën e shpërndarë për median.
 
 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga thekson se këto zgjedhje duhet të jenë demokratike, të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, andaj inkurajon KQZ-në që të gjejë zgjidhje të cilat do të jenë të përshtatshme për të gjithë qytetarët, që do të sigurojë pjesëmarrjen masive në zgjedhje.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet