PRISHTINË, 6 Mars /ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, priti sot veteranen e arsimit, Afijete Spahiu-Bashota dhe vizitoi në shtëpinë e tij veteranin e arsimit, Ahmet Namani.
Presidentja Jahjaga e falënderoi zonjën Bashota dhe zotin Namani për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të tëra.
Ajo e vlerësoi kontributin e pamohueshëm të mësuesve, të cilët kanë qenë frymëzim për gjenerata të tëra dhe falë angazhimit të tyre të palodhshëm, Kosova sot është vend i pavarur dhe sovran, me vizion të qartë për integrim në strukturat veriatlantike.
Afijete Spahiu Bashota Ahmet Namani e falënderuan Presidenten Jahjaga për kujdesin dhe respektin që po tregon për veteranët e arsimit./b.j/k.s/











