/ATSH/.- Presidentja Atifete Jahjaga priti sot me një ceremoni shtetërore presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
Pas ceremonisë të organizuar në shehsin "Skënderbe", Presidentja Jahjaga ka zhvilluar një takim me presidentin bullgar Plevneliev.
Më pas u zhvillua edhe takimi i përbashkët i delegacioneve nga Kosova dhe Bullgaria, si dhe konferenca e përbashkët për shtyp mes Presidentes Jahjaga dhe Presidentit Plevneliev.
Gjatë vizitës në Kosovë, Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, si dhe do të vizitojë Galerinë e Arteve./vijon/Kosovapress/