Përdhunimet e grave e vajzave kosovare nga ushtria serbe në vitin 1999 janë një akt i cili nuk mund të harrohet, ndërkohë që ka apeluar që institucionet e Kosovës duhet të bëjnë akoma më shumë për t’iu dhënë mbështetje viktimave të kësaj dhune.

Ne nuk ndryshojmë të kaluarën, por mund të gjejmë e garantojmë që e ardhmja e tyre të mos përcaktohet nga kjo e kaluar e hidhur. Që e ardhmja e fëmijëve dhe familjeve të tyre të mos përcaktohet nga ky krim i ushtruar padrejtësisht në trupin e tyre” ka thënë Jahjaga.

jahjaga

Jahjaha ka shtuar se rrëfimi në filmin dokumentar “Mendoj për ty” që i është dedikuar vajzave e grave që u përdhunuan, është i rëndë, por është dëshmi e gjallë e padrejtësive që janë bërë ndaj vajzave e grave në Kosovë, të cilat gjetën qetësinë dhe mbështetjen kur në Shqipëri u hapën dyert për ti mirëpritur dhe shëruar nga plagët trupore e shpirtërore. Ajo bëri një falenderim për të gjtihë qytetarët shqiptar që ditën të mbështesnin vëllezërit e motrat e tyre nga Kosova në luftën e vitit 1999.

Rrëfimi i sotëm është i rëndë, është rrëfim i një padrejtësie të ushtruar mbi popullatën e Kosovës që synoi të cënojë dinjitetin e mijëra vajzave e grave, të nxiste shpërnguljen masive që synoi të zhvishte një shoqëri të tërë nga vlerat njerëzore. Për shumë të mbijetuar, dera e parë ku kërkuan ndihmë ishin kampet, shtëpitë e qytetarëve në Shqipëri, ku gjetën mbrojtje e dhembshuri për tu përballur me mizoritë e luftës. Do ju jemi mirënjohës përjetësisht që na qëndruat pranë e që sot vijojmë të gjejmë mbështetje të pakursyer” theksoi ajo.

jahjaga

Rrëfimi i sotëm, sipas Jahjagës është rrëfim i guximit e kurajos së mijëra grave e vajzave të cilat të rrethuar nga heshtja e fajësimi gjetën forcën për mbijetesë, shpresën për një të ardhme më të mirë.

Jahjaga shtoi se Kosova e dënon edhe sot këtë akt dhe se institucionet do bëjnë çdo gjë për tiu garantuar të mbijetuarave një të ardhme në paqe e drejtësi shumë të merituara, pasi në këtë betejë vajzat e gratë e Kosovës nuk janë të vetme dhe se zëri i tyre për drejtësi është gjithmonë e më i fuqishëm.