Jahjaga takohet me Mbretëreshën
Elizabeth II në Buckingham Palace

Jahjaga takohet me Mbretëreshën<br />Elizabeth II në Buckingham Palace

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Britani të Madhe, është pritur sot nga Mbretëresha Elizabeth II në Oborrin Mbretëror në Buckingham Palace në Londër, me nderimet më të larta dhe me himnin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Jahjaga, takimin me Mbretëreshën Elizabeth II, e vlerësoi si historik dhe shumë të veçantë për Kosovën, ngase me këtë dërgohet sinjal i qartë për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhënë qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar paqen, jetuar në liri dhe ndërtuar një vend demokratik.

“Mbretëria e Bashkuar ishte forcë shtytëse e këtyre idealeve dhe vlerave që u ka dhënë shansin gjeneratave të reja në Kosovë që të punojnë për të ardhmen më ndryshe dhe ishin mijëra ushtarë britanikë që i ofruan Kosovës sigurinë, duke mundësuar ndërtimin e institucioneve dhe një jetë të përbashkët” ka thënë Jahjaga.

Ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë e angazhuar në Kosovë dhe në Ballkan, për të ndihmuar vendosjen e sundimit të ligjit dhe rendit dhe arritjen e paqes ndërmjet vendeve të këtij rajoni, në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës