Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimet me liderët politikë theksoi sot se Kosova ka hyrë në një fazë kritike të saj dhe moskrijimi i shpejtë i institucioneve do ta vështirësojë jetën e qytetarëve dhe do ta pengojë funksionimin e përgjithshëm të shtetit. Ajo tha se është nevojë imediate krijimi i institucioneve të vendit, për të përmbushur detyrimet që ka shteti ndaj qytetarëve dhe detyrimet ndërkombëtare që ka ndërmarrë. Presidentja kërkoi nga liderët politikë që të tregojnë maturi politike, të veprojnë në përputhje me kuadrin kushtetues si dhe të ofrojnë zgjidhjet që do të çojnë drejt ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe avancimit të proceseve demokratike.
Jahjaga ka vazhduar sot takimet me liderët e partive politike parlamentare në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve për krijimin e institucioneve të Kosovës ku takoi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj.
Ky ishte raundi i pestë i takimeve, i dyti pas shtyrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, me rend dite për të tretën herë zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve, të thirrur për 2 tetor, të ndërprerë dy herë në 17 korrik e 18 shtator, pas zgjedhjeve të para 4 muajve, të 8 qershorit.
ATSH
/Shqiptarja.com