Sopranoja e famshme shqiptare Inva Mulës dhe bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani, i kanë shpëtuar paq një aksidenti fatal, ndërsa jahti i tyre në Ksamil, ka hedhur spirancën mbi një predhë, që gjendej në fund të detit, 50 metra larg bregut, bën të ditur gazeta Tema.
Jahti privat i Inva Mulës kishte hedhur spirancën mbi predh dhe kjo u zbulua rastësisht nga zhytësat amerikanë, të cilët shkuan dhe e verifikuan.
Ajo ishte një predhë e pa plasur gati 1 metër, e cila mund të ketë rrezik për njerëzit që lahen përqark apo për anijet që mund të ankorohen aty pranë.
Zhytësit amerikan që operojnë gjatë verës në bregdetin e Jonit kanë zbuluar disa mina detare gjatë kërkimeve nënujore por kapacitetet e ushtrisë shqiptare janë shumë të vogla për të bërë një operacion pastrimi përgjatë gjithë bregut shqiptar
( J.H/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com