Jakin Marena: Rama në Athinë, ekstremistët ‘grekë’ Berisha-Meta ‘plasin’ në Tiranë

Jakin Marena: Rama në Athinë, ekstremistët ‘grekë’ Berisha-Meta ‘plasin’ në Tiranë

Ilir Meta, Fredi Beleri dhe Sali Berisha

Vizita private e kryeministrit tonë Edi Rama në Athinë dhe takimi me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi ka shkaktuar vërtet ‘turbulenca’ politike tek fqinji ynë jugor.

Eshtë normale për Greqinë, jo për një vend anëtar të BE dhe demokratikisht të zhvilluar në fakt, por fqinji ynë jugor është ‘specie’ më vete krahasuar me vendet anëtare të Uninonit Evropian.

Vizita e Ramës në Athinë ishte e paralajmëruar dhe koncidencat e rastit me një vjetorin e arrestimit të një progonatasi shqiptar që ka qejf të quhet grek, Fredi Bejleri nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën. Ka qënë dhe është thjeshtë çështje datash, ditë të dielash që zhvendosen njëra tjetrën dhe për shkak të festës së Pashkës, dhe që solli 12 majin si ditë fikse për të realizuar takimin e madh të një kryeministri shqiptar me bashkëkombasit e vet në emigrim.

Politika greke, në qeverisje ose në opozitë u gjend e papërgatitur nga këmbëngulja e Ramës për të mos e shtyrë axhendën e takimeve më tej. Madje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, përmes zyrtarëve të vet që komandon në qeverisje apo përmes mediave afër qeverisë, ‘sygjeroi’ që takimi ose të mos zhvillohej fare ose të shtyhej në kohë. Kjo për shkak të ndikimit që sipas tyre mund të kishte në zgjedhjet për parlamentin evropian që zhvillohen në qershor të këtij viti.

Secila palë politike greke, në qeverisje apo në opozitë vizitën e Ramës dhe ndikimin që mund të kishte ndaj orientimit të votës së shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi e llogariste për hesapin e vet. Duke akuzuar njëra tjetrën për ‘flirt’ me kryeministrin shqiptar në funksion të ‘thithjes’ së votës për llogari të partisë së vet.

Në krye të herës çdo shqiptar, në Shqipëri dhe në emigracion e ndjen veten krenar se vendi i tyre përmes kryeministrit të tyre llogaritet si faktor relevant në rajon, si faktor vendimtar dhe për të përcaktuar fate zgjedhore. Dhe kjo nuk është pak.

Pavarësisht se Rama më se njëherë ka treguar se qëllimi i vetëm i kësaj vizite është takimi me diasporën shqiptare në Greqi, më pas do të zhvillojë takime dhe në Milano të Italisë dhe në Mynih të Gjermanisë, dhe nuk ka të bëjë aspak me ndikimin në votën e tyre për zgjedhjet për Parlamentin Evropian që zhvillohen njëherësh në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Nëse në Itali dhe Gjermani as që janë ndjerë qeveritë respektive të këtyre vendeve në lidhje me këtë vizitë, të cilën e quajnë më se normale për një vend demokratik që të presë në takime normale kryeministrin e një vendi mik me bashkëkombasit e vet, në Greqi kjo është bërë shumë e ndjeshme. Aq sa të shkaktohen dhe ‘turbulenca’ politike, dhe pse jo nesër, kush është i pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, t’ia hedhë një pjesë të ‘fajit’ dhe vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë dhe takimit me bashkëkombasit e vet.

E thënë më qartë, nëse palët politike në Greqi janë në kërkim të alibive për rezultatin e padëshiruar në zgjedhjeve të qershorit, Kyriakos Mitsotakis ka kandiduar për eurodeputet Fredi Bejlerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës që po vuan në Shqipëri dënimin me burg për blerje votash, nuk do ta ketë për gjë se në rastin e tkurrjes së votave për Demokracinë e Re të akuzojë shqiptarët që e kanë votuar kundër. Për hir të së vërtetës dhe pa shkuar Rama në Athinë asnjë shqiptar nuk voton për Fredi Bejlerin. Kjo është e kryer.

Ndërkohë që kreu i opozitës greke SYRIZA e ka quajtur madje provokim vajtjen e Ramës në Greqi, duke e akuzuar se mund të ndikojë në votën e bashkëatdhetarëve të vet që jetojnë e punojnë në Greqi. Dhe një deklaratë të tillë kreu i SYRIZA-s Stafanos Kasselaqis e bëri vetëm nëj ditë përpara se të zhvillonte një vizitë në Dropull ku është takuar me minoritetin grek aty dhe ndoshta ka kërkuar dhe votën e atyre që kanë të drejtën për të votuar për zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Evropian.

Pra opozita greke lëviz me dy standarde, në njerën anë quan vizitën e Ramës në Athinë një provokim, nga ana tjetër viziton zonat në jug të Shqipërisë pa asnjë pengesë, madje duke u mikpritur me të gjitha nderet dhe, nga ana tjetër të gjitha organet e sigurisë i kanë siguruar mbarëvajtjen e takimeve.

Kjo nuk ndodhi me Ramën, për të cilin u nxorën një mijë pengesa dhe u bënë një mijë presione, që të mos garantohej as vendi ku do të mbahej tubimi. U aktivizuan që nga maja e shtetit e deri tek njësitë vendore për ta bllokuar, e në fund të herës duke parë vendosmërinë e Ramës për takimin e 12 majit, u detyruan ta pranojnë. Por dhe të përhapin ato idetë e çuditshme të mungesës së sigurisë për të apo elementë të tjerë të këtij lloji, deri dhe tek lajmet se një këngëtare nga Fieri që jeton në Greqi nuk do marrë pjesë në koncertin e madh. Lajm që ishte si një sinjal që të mos merrte pjesë, por që me sa duket nuk ka bërë dobi.

Pra politika greke është me ‘laps në dorë’ mesditën e 12 majit, për të parë dhe analizuar çdo fjalë të Ramës para bashkëkombasve të vet në Athinë, se çfarë mesazhesh do të japë, si do artikulojë dhe gjëra të tjera të këtij lloji, për t’i pasur më pas në ‘axhendën’ e lojës politike gjatë dhe pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Nga ana tjetër ekstremistët grekë nuk kanë qënë gjatë gjithë kësaj kohe të qetë, duke e quajtur provokim vizitën private të Ramës në Athinë dhe duke bërë thirrje deri në moslejimin e kësaj vizite, që për hir të së vërtetës mund ta rendiste Greqinë në vendet më jodemokratike të Evropës së paku.

Mitsotakis, ndonëse zemra ia donte që Rama ta shtynte këtë vizitë apo ta anulonte fare, nuk mund të rrezikonte deri aty sa të merrte mendjen e ekstremistëve më të egër grekë për ta ndaluar të bënte takimin e 12 majit. Ndonëse me Bejlerin tenton të thithë votat e këtyre ekstremistëve, pamundësia për të penguar Edi Ramën në kufi, nuk dihet se si do t’i përkthehet në zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Evropian.

Për hir të së vërtetës më shumë se sa ndikimi në zgjedhjet greke të Ramës përmes votës së shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, politika greke duke filluar që nga Mitsotakis, vijuar me opozitën e majtë dhe përfunduar tek ekstremistët më të egër grekë, ka hallin shembjes së ‘tabusë’ 30 vjeçare greke, ku politika në Tiranë lëvizte sipas humorit të politikës greke. E materializuar kjo me faktin se sa herë që acarohej Athina me Tiranën zyrtare, menjëherë shkarkohej inati tek emigrantët përmes operacioneve “fshesa’.

Ndërkohë që qeveritë shqiptare operonin pastaj nën ritmin e ‘muzikës’ politike greke. Tashmë kjo kohë ka marrë fund, Rama ka vendosur një standard tjetër. Nuk u tërhoq për Bejlerin, duke e lënë gjithçka në dorën e drejtësisë së re për të vendosur, dhe për herë të parë Athina zyrtare përballë Shqipërisë humbi dhe mbështetjen e SHBA madje dhe të aleatëve të vet në Bashkimin Evropian, të cilët shkuan dhe më tej. Greqia humbi dhe të vetmen mundësi për të kërcënuar Shqipërinë, veton për anëtarësimin. BE e ka bërë të qartë, për zgjerimin e unionit nuk ka veto, nuk ka ndikim të marrëdhënieve rreptësisht dypalëshe, siç është rasti ‘Bejleri’.

Por nga ana tjetër, nëse ekstremistët grekë në Greqi i kuptojmë, ata mund të bëjnë dhe një anti-miting në dyert e stadiumit ‘Galatsi’ ku do të mbahet takimi i Ramës me shqiptarët në Greqi, ajo që nuk kuptojmë është se çfarë kanë ekstremistët ‘grekë’ në Tiranë, Sali Berisha dhe Ilir Meta që e quajnë provokim vizitën e Ramës në Athinë.

Berisha ka disa ditë rresht që e quan provokim këtë vizitë, pasi sipas tij Rama është i paftuar, ndonëse më se njëherë jo vetëm Rama por dhe homologu i tij grek kanë deklaruar se kjo është vizitë private. Nga ana tjetër Berisha ka bërë thirrje që ta anulohet kjo vizitë, të bojkotohet takimi nëse nuk anulohet dhe sipas gjasave ka deklaruar se do të ketë dhe një anti-miting të mbështetësve të tij kundër Ramës pikërisht në Athinë.

Ende mbetet mister vendi, koha apo mënyra se si është realizuar marrja e lejës për këtë anti-miting, njëlloj siç po veprojnë ekstremistët grekë në Greqi. Kështu dhe Meta. Pra po tentojnë të bëjnë atë që nuk bëjnë dot në Tiranë, ku nuk realizojnë dot një miting për të qënë. Kanë zgjedhur të na marrin erzin nëpër botë, duke paralajmëruar skena të tilla, dhe tentuar të nxisin përplasje mes shqiptarësh në Greqi, që nesër të thuhet se ‘ishin incidente brenda llojit. Punë shqiptarësh me një fjalë, ne s’kemi lidhje”.

Që Berisha e ka lidhur ‘kalin’ në Athinë, madje në pjesën më ekstreme të politikës greke, që me kandidimin e Bejlerit për kryetar bashkie në Himarë më 14 maj të vitit të kaluar, kjo nuk ha asnjë diskutim. Ndaj në tentativë për të dëmtuar sa më shumë Ramën bëhet jo vetëm me ekstremistët grekë por dhe me dreqin vetë, askush nuk e vë në dyshim qëllimin e Berishës. Madje as të Metës, i cili ka kohë që mban medaljen e “Kryqit të Artë’, me motivacionin e shërbimit ndaj helenizmit në tërësi. Dhe kjo nuk diskutohet. Por që të arrihet deri këtu, sa të deklarohesh publikisht kundër vizitës së një kryeministri shqiptar në Greqi, për t’u takuar me bashkëkombasit tanë, madje ta quash provokim dhe të paralajmërosh anti-miting, kur vetë politika normale greke as që e çon nëpër mendje një gjë të tillë, tregon se situata është rëndë si për Berishën e izoluar nën arrest shtëpiak për korrupsion në shtëpi ashtu dhe për “Kryqin e Artë’ grek, Ilir Meta, dhe ky nën akuza nga drejtësia e re për disa dosje.

Për fat, shqiptarët në Greqi, pa asnjë dellim krahine apo ideje, e ka krenari vajtjen e një kryeministri në Athinë dhe takimin me ta. Këtë radhë është Rama, nesër mund të jetë një kryeministër tjetër dhe me të njejtën krenari do ta presin takimin me kreun e qeverisë së shtetit shqiptar. Të paktën vendet e tjera e bëjnë dhe nuk besojmë se do të përjashtohen bashkëkombasit tanë, gjë që po tregohet dhe nga interesi i lartë për të vajtur në këtë takim.

Madje ka qënë dhe situata e krijuar nga ekstremistët grekë në Greqi apo në Tiranë, që e kanë quajtur provokim këtë vizitë, kanë nxjerrë një mijë pengesa dhe kanë kërkuar anulimin e tij. Vetëm me një vizitë Rama me sa duket ‘zbuloi’ dhe ekstremistët më të egër ‘grekë’ në Tiranë, Berishën dhe Metën, por dhe ata që i mbështesin. Megjithëse, ashtu sikurse nuk kanë ndikim në Shqipëri, as në Greqi nuk kanë asnjë ndikim. Dhe nuk do kenë. Shqiptarët në Shqipëri janë ftilluar, jo më në Greqi. Gjithsesi, këtë të dielë shqiptarët në Athinë kanë festë, u vjen kryeministri i tyre dhe do gëzojmë, por dhe do qajnë hallet./ JavaNews

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Apostoli: 12/05/2024 14:35

    Keta jane maskarenjte e shqiperise kaq vite e ropen popullin akoma nuk u ngopek po nuk u gjet njeri tieheqin qafe keta ndyrsira

    Përgjigju
  • ZZZ: 11/05/2024 23:37

    Kta jane tradhetaret e kombit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024