Jakin Marena: Berisha kërcënon policin, ’21 janari’ dhe ‘cirku’ i PD në Kuvend

Jakin Marena: Berisha kërcënon policin, ’21 janari’ dhe ‘cirku’ i PD në Kuvend

Kaosi në Kuvend

Në Parlament është rikthyer nga deputetët e PD dhuna, flakadani, benzina, djegia dhe përplasja me punonjësit e Gardës së Republikës. Përplasje fizike themi, duke ua nxirë jetën në ekstrem.

Nuk e di au shkon në mendje këtyre deputetëve se dhe gardistët janë bij nënash, baballarë dhe burra që kanë përgjegjësi para shqiptarëve për hir të detyrës por dhe para familjarëve të tyre, të cilët mbajnë zemrën në dorë sa herë që shohin drejtpërdrejt në ekran teksa zgjatet dora e një deputeti drejt fytyrës së njeriut më të dashur të tyre, apo sa herë që i shtyjnë dhe i përplasin sa andej këndej. Vuajnë dhe ata.

Vuajnë në shtëpi, në punë, përpara fëmijëve, vëllezërve, motrave, baballarëve dhe njerëzve të afërt të këtyre uniformave, simbolit të shtetit shqiptar. Që për hir të së vërtetës nuk duhet të preket, nga askush. As nga deputetët. Të cilët kanë imunitet për vete, por kurrsesi s’duhet të prekin imunitetin e të tjerëve. Sidomos të organeve të sigurisë.

Por imuniteti që rrjedh nga mandati i deputetit, qoftë i dalë dhe me 300 vota ng a lista e partisë që përfaqëson, nuk i jep aspak të drejtë një deputeti që të sillet si i madhi Zot në Kuvendin e Shqipërisë dhe jashtë tij, dhe të arrijë deri aty sa të godasë punonjësin e Gardës së Republikës, policin, me një fjalë uniformën, duke i kërcënuar dhe jetën madje, e mbi të gjitha duke sjellë dhe nëpërkëmbjen e shtetit.

E themi këtë, pasi policia, ushtria dhe organet ligjzbatuese janë vetë shteti, janë serioziteti i shtetit dhe kur preken ata është prekur vetë shteti, është bërë me ‘krahë’ krimi, dhe tkurrur në maksimum siguria për qytetarët. Por dhe besimi i qytetarëve tek uniformat për sigurinë e tyre rrezikohet, teksa merren nëpër këmbë nga deputetë anonimë ose jo, përfaqësuesit e shtetit, duke i goditur, fyer dhe hedhur me pa të drejtë akuza nga më absurdet, më të pavërtetat e më idiotet.

Pamjet që janë parë një ditë më parë por dhe ditët e tjera brenda seancës së Kuvendit, para selisë së Parlamentit dhe nëpër rrugë nuk lënë asnjë vend për koment. Halli i Berishës me drejtësinë dhe si ‘non grata’ funksional ka çmendur tërë deputetët e PD, të cilët janë përfshirë në një ‘cirk’ të përbashkët, kush e kush i bie më shumë në sy liderit demokrat për të zënë një vend në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Por dhe një ‘harakiri’ për vetë PD-në, pasi me këto sjellje jo vetëm që nuk thithin më shumë vota, por humbin dhe ato qaë kanë mbetur deti më tani, nga besnikët e verbër të kësaj partie.

Në një vend normal, me drejtësi normale, akte të tilla do të ndiqeshin penalisht. Në një vend normal me organe ligjzbatuese normale  Garda e Republikës deputetët dhunues të Kuvendit dhe do t’i kishin nxjerrë jashtë, në një formë apo tjetër. Pasi ishin të përjashtuar dhe kërkonin të hynin me dhunë brenda në sallën e Kuvendit, duke dhunuar gardistët.

Dhe në kuadër të ‘cirkut’ para parlamentit për t’i rënë në sy Berishës për një copë mandat në zgjedhjet e ardhshme në listën e sigurtë dhe të mbyllur të PD, deputetët demokratë nuk munguan jo vetëm të ushtronin dhunë ndaj Gardës, policisë dhe të gjitha uniformave që u gjendën aty për të zbatuar ligjin, por filluan të deklarojnë dhe çfarë u vinte ndërmend. Duke shpikur.

Akuzuan policinë se ka hyrë në territorin e Kuvendit, ndonëse ajo kishte shoqëruar protestuesit që ishin para bashkisë dhe duke bërë detyrën për t’i ndaluar që të hynin me dhunë në sheshin para Parlamentit dhe në Parlament, nën udhëheqjen e deputetëve ‘kallauzë’ që duke shfrytëzuar paprekshmërinë e tyre proverbiale, tentuan t’i fusnin protestuesit brenda Kuvendit.

Shpikën dhe akuzuan një polic që po bënte detyrën, se kishte vënë dorën tek arma në brez, dhe mund të kishte bërë ‘hatanë’ po ta kishte nxjerrë, për të vrarë larg qoftë Gaz Bardhin ose Luan Baçin, të dy të ‘mbërthyer’ në konflikt ‘lidershipi’ në Fier, njëri si i deleguar i Berishës tjetri si ‘mtonjës’ për këtë post, me një qëllim të përbashkët për të dalë heronj që nuk i ‘tuten as plumbit’ para Berishës që e ndiqte live situatën nga pallati i tij.

Për hir të së vërtetës e dinin si dreqi se policia ishte pa armë, ishte e ‘armatosur’ me shishen e sprajit siç treguan fotot, videot dhe u deklarua zyrtarisht dhe nga vetë ministri i Brendshëm, por u pranua dhe nga mediat e politika më pas. Pasi të gjithë ishin dakord që s’kishte armë, por vetëm Berisha këmbënguli në këtë lajm të rremë. Pavarësisht se dhe Luani apo Gazi, nuk e mohojnë faktin se s’kishte armë në brez polici, duke qënë se dhe ata vetë nuk ndjehen kaq trima për të përballuar një polic me armën në brez gati për ta nxjerrë. Njëri ështrë me lekë goxha dhe don ta shijojë jetën, tjetri, ecën me moton ‘mbamëni se do bëj namin’!

Por Berisha s’pyet për faktin. Ai ka realitetin e tij paralel, do donte që polici të kishte pasur armë, të kishte nxjerrë armën e të kishte qëlluar mbi Bardhin apo mbi Baçin, njëlloj do të ishte për Berishën. Mjafton të kishte një viktimë. Ndaj deklaron nga maja e ballkonit se polici kishte vënë dorën në brez ku kishte armë. Madje dhe e kërcënon me jetë, duke e paralajmëruar se nuk do të ketë vend për të mbi tokë. Pra do të jetë nën tokë, i vdekur. Janë deklarata të zakonshme këto për Berishën, por që vaktit kanë sjellë vërtetë viktima. Shumë e shumë viktima!

Mjafton të kujtojmë çfarë deklaroi në Tropojë në vitin 1997, kur kërkoi të merrej i gjallë apo i vdekur Ylli Haklaj, një paralajmërim që solli dhe ‘sagën’ e vrasjeve në fisin Haklaj por në tërë Tropojën, gati 200 djem u vranë dhe u sakatuan në vendlindjen e tij me urdhër të tij sipas akuzave. Apo udhërin për të goditur Jugun nga toka, deti e ajri po në vitin 1997, madje dhe me Lëndë Helmuese Luftarake. Nga tragjedia e vitit ’97 humbën jetën mbi 4 mijë të pafajshëm.

Dhe mbi të gjitha është e freskët tragjedia e 21 janarit të vitit 2011, kur nga plumbat e Gardës së Republikës u vranë 4 demonstrues të pafajshëm të opozitës në mes të bulevardit, mu përballë kryeministrisë. Berisha akuzohet si urdhërdhënësi kryesor për këtë masakër, ndërkohë që bëri të gjitha veprimet për të zhdukur gjurmët, fakjtët, provat, kasetat e reegjistrimit deri në ndryshimin e tytës së armëve, dëshmive të mjekëve dhe bllokimit të hetimit nga drejtësya. Kjo dosje e rëndë e 21 janarit pas vendimit të Strasburgut është nën hetim nga SPAK dhe së shpejti do kopsitet për të shkuar në gjykatë.

Asokohe gardistët apo policët s’vunë dorën thjeshtë në këllëfin bosh në brez për të ‘kërcënuar’ askënd, siç ishte rasti i policit të ditës së djeshme(enjte) para parlamentit të cilin Berisha e ka kërcënuar me jetë. Më 11 janar 2011 gardistët dhe njerëzit e Berishës nxorën pistoletën e mbushur plot me fishekë nga këllëfi dhe me në krye komandatin e Gardës qëlluan turmën, duke vrarë katër protestues të pafajshëm. I vranë nën urdhërin “qëlloni në mish, qëlloni në mish”.

U përdorën kallashë, për të qëlluar turmën, me urdhër, sipas një skeme të përcaktuar mirë dhe me plan pune të Gardës. Por dhe me urdhër të eprorëve, që nga maja e zinxhirit komandues që ishte kryeministri i asokohe Berisha e deri tek gardisti i thjeshtë që tërhoqi këmbëzën. Madje i besojmë dhe deklaratat e Berishës, që ka thënë disa herë publikisht se ishte ai që kishte urdhëruar vendosjen në tarracë të 5 snajperëve për të qëlluar Edi Ramën, kryeopozitarin e asaj kohe nëse bënte një hap para. E ka deklaruar vetë Berisha, me zë e figurë. Me sa dime është administruar nga organet hetimore një video e tillë. Madje vetë Berisha ka deklaruar se mund të vriste dhe 300 demonstrues nëse ata do kalonin gardhin e kryeministrisë, gardh që sot nuk ekziston më.

Pra sjellja e Gardës, e policisë dhe të gjitha organet të tjera ligjzbatuese jo vetëm një ditë më parë por për 11 vite me radhë ka qënë tepër korrekte, madje tolerante më tepër se duhet, duke duruar mbi kurriz dhunën e këtyre njerëzve që kur kanë qënë në krye të qeverisjes së vendit i kanë punuar qindin opozitës, këtij populli por dhe vetëm organeve ligjzbatuese, duke i përdorur politikisht.

E vërteta është se Berisha nuk qan dhunën e ushtruar ndaj opozitës. Meraku i tij është se kaloi dhe një përplasje pa një viktimë, të cilën do ta përdorte për hallin e tij me drejtësinë dhe me izolimin e madh ndërkombëtar që është vendosur ndaj tij dhe PD që drejton aktualisht.

Në realitetin e tij paralel i Berisha sheh ëndrra me viktima, ndaj bën dhe deklarata të tilla në funksion të këtij realiteti paralel, pavarësisht se të gjithë pranojnë se lajmi i të enjtes për armën e policit ishte një bllof i deputetëve të PD, për t’i hyrë në qejf vetë Berishës dhe për të patur një vend në listën preferenciale të kandidatëve për deputetë. Ndoshta Berisha mendon se veprojnë të gjithë si ai kur ishte në pushtet dhe nuk e koncepton dot se ka dhe sjellje ndryshe, sjellje normale.

Mbi të gjitha, Berisha është në hall, me drejtësinë për akuzat e rënda që ka në kurriz, është në hall me PD e cila po përgatitet për humbjen e radhës akoma më të thellë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ku me statut i bie të largohet kryetari i PD, pra vetë Berisha. Ndaj dhe argëtohet kur sheh ‘cirkun’ e deputetëve të tij, herë para bashkisë e herë në sallën e Kuvendin apo para Parlamentit, duke djegur karrige, xhaketa, pankarta, dhunuar Gardën, kolegët deputetë, thjeshtë e vetëm për një copë mandati deputeti. Sjellja e deputetit Sula i tregon të gjitha, teksa herë përqafon gardistin, e herë i thotë të bëjnë sikur zihen. I sheh ‘baba’ nga izolimi ku është nën arrest shtëpiak. Kështu do vijojë deri pasi të shpallet lista përfundimtare e kandidatëve për deputetë. Pastaj sërish do shohim ‘spektakël” në PD. Eshtë spektakël i garantuar!

Njëherësh shpresojmë që dhe në atë protestën e paralajmëruar në Strasburg para Parlamentit Evropian, deputetët e PD të bëjnë kujdes, që të mos sillen me organet ligjzbatuese dhe të sigurisë në Strasburg sikur sillen në Shqipëri. Pasi ata nuk pyesin as për mandat deputeti dhe as nëse je politikan, të marrin për leckash dhe të rrasin brenda. Madje dhe duke të të ‘zbutur’ në mënyrë serioze. Le ta lënë për këtu në Shqipëri sjelljen prej njeriu në hall, dikush për t’u mbrojtur nga drejtësia dikush për një mandat deputeti. Se humbjen e kanë garantuar me kohë e me vakt përballë PS. S’bëhet fjalë për rezultat pozitiv më 2025. Luftohet për ‘medaljen e argjendtë’, pasi ‘medalja e artë’ është ‘pronontuar’ nga socialistët, që e kanë të garantuar një mandat të katërt!

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lasku: 19/10/2024 02:43

    Ca pyke po shelgu ama.

    Përgjigju
  • PENSIONIST ishOFICER I U.POP.TË R.P.S.SH.: 18/10/2024 22:55

    Ju QË SOT BËNI POLITIKA TË 'MËDHA, DHE QË NUK LATË GJË PA SHPIFUR DHE THËNË PËR EPOKËN E DREJTIMIT NGA P.P.SH SI SHTET I DIKTATURËS,ÇFARË BËNI KUR JU VIHET DORA MBI DJEMT E POP.NËN UNIFORMË NGA NJË TUFË TË ASHTUQUAJTURISH DEPUTET????BESOJ SE NUK KËNAQENI???POR DHE NUK JENI TË ZOT DHE TI MBRONI.ATA KUSHDO QOFSHIN QË NGREHIN DORËN DHE LËSHOJNË LLAPËN PA EKUIVOK,E PËRSËRIS PA EKUIVOK DUHEN FUTUR PA GJYQ NË HAPSANE.ATANUK VËNË DORË MBI INDIVIDIN USHTARAK POR MBI SHTETIN,BABAIN,DJALIN E KËTIJ POPULLI.N.Q.S. NUK JENI TË ZOTËT ORE DREBTUES TË KËTYRE DJEMVE JU KËSHILLOJ DHE JU JAP NJË ZGJIDHJE:-L BËNI SHURËN NË NJË TAS E MBYTUNI ME SHURËN TUAJ, O HAPNI KRAHUN DHE LARGOHUNI SI QËN TË RRAHUR NGA CA DEPUTET RRUGAÇË. NUK SHOHË NDONJË VËND NË KËTË BOTË QË NA ÇVESHI NGA PERSONALITETI USHTARAKËT TANË QË ATA TË ÇARMATOSIN ATA TË TYRET???MJAFTË MË ME ÇBURËRIMIN E KLTYRE DJEMVE DHE VAJZAVE NËN UNIFORMË.PO NA BINDËNI QË USHTARAKU KISHTE DINJITET VETËN NË EPOKËN E ENVERIT.

    Përgjigju
    • sandri: 19/10/2024 12:17

      te lumt dora dhe menda

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë