‘Jam dhunuar nga babai dhe i dashuri’, reperja rrëfen periudhën e errët të jetës së saj
Reperja e njohur ndërkombëtare ka rrëfyer periudhën më të errët të jetës së saj. Nicki Minaj përpara kamerës ka treguar se si është dhunuar nga babai kur ishte vogël dhe më pas nga i dashuri.
Reperja Nicki Minaj
Nicki Minaj është një nga reperet më të njohura në të gjithë botën. Kohët e fundit ajo ëhstë vënë në fokus të mediave për shkak të një sherri që pati me kolegen e saj Cardi B. Mirëpo Nicki ka vendosur që së shpejti të sjellë një dokumentar ku do të rrëfejë të gjithë periudhën e jetës së saj.
Si fillim ka publikuar dy video në rrjetin social Instagram, ku tregon disa sekuenca të jetës së saj.
“Mbaj mend, kur isha e vogël, që mbroja mamanë time. Sa herë që babai afrohej ta prekte me dorë, unë i dilja përpara dhe nuk doja ta dhunonte. Ai pinte shumë dhe shumë herë unë nuk e mbroja dot ënën time. Mirëpo më vonë u lidha me një person i cil imë dhunonte. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz më referohen si acaruese, gërnjare apo çfarëdo qoftë. Kjo për shkakun se jam betuar që në atë kohë se asnjë burrë kurrë nuk do të abuzonte me mua,”- dëgjohet teksa thotë reperja.
Më pas 35- vjeçarja mes lotësh rrëfen se si ndikoi kjo periudhë e jetës së saj në muzikë.
“Si do të bëhesha unë një burim inspirimi kur nuk kisha asgjë për të dhënë? Lejova një qenie njerëzore të më ulte aq poshtë saqë harrova se kush isha. Kisha frikë të futesha në studio. Nuk besoja në veten time,”- dëgjohet teksa thotë Minaj.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.4%
-
Jo
20.3%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3335
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Rock' në Opera! Muzika e 'Queen' ngre publikun në këmbë! Artistët italianë dhurojnë spektakël me Orkestrën dhe Korin e Teatrit!
22 Janar, 15:30
-
Publikohet kënga zyrtare për Kupën e Botës 'Katar 2022'
19 Nëntor 2022, 17:10
-
Pas refuzimit nga Dua dhe Shakira, këta janë këngëtarët që do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar
17 Nëntor 2022, 19:53
-
Queen zbulon këngën e ‘harruar’ që do na ‘shërojë nostalgjinë’ me Freddie Mercury: Ishte në arkiv, do ta publikojmë shumë shpejt
13 Tetor 2022, 20:28
-
Të vërtetat tronditëse 30 vite më parë e yllit të rrokut nga ‘Queen’ Freddie Mercury, lufta e tij e fshehtë me Sidën
24 Nëntor 2021, 04:21
-
Rapsodia e koronavirusit nën muzikën e të mëdhenjve të 'Queen'
28 Mars 2020, 08:30
-
'Coronavirus Rapsody', komediani modifikon këngën legjendare të grupit Queen (VIDEO)
19 Mars 2020, 18:12