Një italian që bën tifo për kombëtaren shqiptare. Ky është tifozi i veçantë, që në përballjen Itali-Shqipëri ka zgjedhur të mbështesë kombëtaren kuqezi. Nga studio e Report Tv në Fan Zone ai parashikoi rezultatin 2 me 1 për Shqipërinë.

“Jam shumë i emocionuar, jam italian po ndihem si shqiptar sot. Bëj tifo për Shqipërinë sot, ne italianët jemi ngopur me tituj. Shqipëria ka uri.

Italia është e fortë nga ana taktike, por Shqipëria ka entuziazëm ka dëshirë dhe për sa e kuptova unë Gjermania është plot me tifozë shqiptarë. Shpresoj që kjo është një gjë që do na ndihmojë për të fituar. 2 me 1 për Shqipërinë”, tha ai për emisionin Minuta Zero në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Report Tv në ‘Fan Zone’ në sheshin ‘Skënderbej’, atmosfera e EURO 2024 dhe parashikimet e tifozëve