Një 23-vjeçar nga Tirana i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga terminali i aeroportit “Nënë Tereza”, ç’ka solli tronditjen e të gjithë personave që prisnin në terminal për të udhëtuar.
Ngjarje shokuese ka ndodhur dje pasdite në aeroport, duke shkaktuar panik e tronditje tek të gjithë udhëtarët. Policia deklaron se i riu Jurgen Kapllani, 23 vjeç, banues në Tiranë sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku ishte emigrant me avionin Mynih-Tiranë. Sapo ka kaluar doganën, i riu është paraqitur në terminal ku ka deklaruar se është “Spiderman” dhe më pas ka hipur mbi traverse e hekurit dhe është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme prej 10 metrash. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë efektivët e policisë e kanë transportuar drejt morgut të spitalit ushtarak.
Dyshohet se ai vuante nga depresioni dhe kjo mund ta ketë shtyrë në aktin ekstrem. Një dëshmitar tha se Jurgen Kapllani, para se të hidhej nga kati i dytë i terminalit thirri: “Më prit se po vij”. Nuk dihet arsyet e sakta se pse i riu nga Tirana është kthyer nga Gjermania, por disa burime thonë se ai mund të kishte aplikuar për azil, dhe të jetë kthyer pas refuzimit nga autoritet gjermane. Lidhur me këtë ngjarje një grup hetimor i SHKB, pranë ministrisë së Brendshme ka nisur hetimet me qëllim nxjerjen e përgjegjësive për efektivët që nuk ndërhynë për parandalimin e të riut Jurgen Kapllani që të hipte mbi tranversat e hekurit të terminalit, prej nga dhe u hodh.
Masat në zbehje të aeroportit
Vetëvrasja e të riut nga Tirana Jurgen Kapllani ka zbuluar edhe një herë tjerër masat e dobëta të sigurisë që ka aeroporti kombëtar “Nënë Tereza”. Kjo pasi, i riu ka pasur kohën e mjaftueshme të ngjitet mes skelave të hekurit të aeroportit dhe ka qëndruar mbi to gati 15 minuta, por askush nuk e ka parandaluar të riut të kryejë vetëvrasjen. Disa nga dëshmitarët treguan se i riu ka hipur qetësisht në skelat e hekurit të terminalit të aeuroportit “Nënë Tereza” duke mos u ndaluar nga asnjë efektiv i forcave të policisë, të cilët kanë dhe përgjegjësinë për garantimin e sigurisë brenda në ambientin e terminalit të aeroportit. Por pavarësisht kësaj, Jurgen Kapllani ka hipur i qetë dhe pasi ka qëndruar për rreth 15 minuta mbi hekura, ka vendosur të hidhet, duke i thënë fund jetës. “Askush nga efektivët e komisariatit të aeroportit, nuk ka negociuar me të riun”-thanë disa prej udhëtarëve. Kjo ngjarje vuri edhe një herë në dukje masat e dobta të sigurisë që ka ky aeroport, në të cilin dy muaj më parë u grabitën rreth 1 milion euro nga furgonat e një banke të nivelit të dytë.
Verifikim policëve
Lidhur me këtë ngjarje një grup hetimor i SHKB, pranë ministrisë së Brendshme ka nisur hetimet me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive për efektivët që nuk ndërhynë për parandalimin e të riut Jurgen Kapllani që të hipte mbi tranversat e hekurit të terminalit, prej nga dhe u hodh.
Siguria
Kjo ngjarje vuri edhe një herë në dukje masat e dobta të sigurisë që ka ky aeroport, në të cilin dy muaj më parë u grabitën rreth 1 milion euro nga furgonat e një banke të nivelit të dytë.
Nga trau
Sapo ka kaluar doganën, i riu është paraqitur në terminal ku ka deklaruar se është “Spiderman” dhe më pas ka hipur mbi traverse e hekurt dhe është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme prej 10 metrash.
Asnjë negocim
Jurgen Kapllani ka hipur i qetë dhe pasi ka qëndruar për rreth 15 minuta mbi hekura, ka vendosur të hidhet, duke i thënë fund jetës. Askush nga efektivët e policisë s’ka negociuar me të.
Njoftimi i policisë
Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në spitalin ushtarak.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuiar se personi quhet Juglend Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues Tirane.
Ky shtetas ka ardhur në 15.30 me linjën ajrore Adria Airëays nga Mynihu.
Pasi ka kaluar kontrolloin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).
Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.
Forcat e policisë janë afruar menjëhjerë me marrjen e njoftimit për këtë shtetass por ai nuk ka komunikuar me asnjë por menjëherë është hedhur.
Nga ana jonë është bërë transportimi i menjëhershëm i trupit të personit të dëmtuar për ti dhënë ndihmën e parë, por megjithatë ky shtetas nuk ka arritur ti mbijetoj plagëve të marra, ku ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak.
Vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi zyrtar i TIA
Në vijim te lajmit të hidhur për humbjen e jetës së një emigranti në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ju bëjmë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.50 të ditës së sotme, 1 shtator 2016.
Djali 23-vjeçar, emrin e të cilit për arësye etike dhe njerëzore nuk mund ta bëjmë publik, është hedhur nga kati i dytë i terminalit në kushte të rënduara psikologjike.
Aeroporti Nderkombetar i Tiranës shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së të riut dhe i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij.

(Momenti ku 23 vjeçari kreu aktin)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

nga terminali në Rinas, humb jetën">