Janë kohët e mëndjemadhësisë apo të mirëkuptimit?

Janë kohët e mëndjemadhësisë apo të mirëkuptimit?

Më shumë se kurrë në këtë kohë koronavirusi “arti” i inteligjencës njerëzore kërkohet të shkëlqejë në maksimum. Kërkohet edhe një ndershmëri që lind nga thellësia, që nuk imponohet nga ligjet dhe nga rregullat e asnjë shteti, sado i sofistikuar dhe modern të jetë. Eshtë ndershmëria e mbijetesës. Jemi në vitin e koronavirusit, i cili, i padukshëm mes nesh prek njerëzit më të brishtë që po ikin dhe nuk kthehen më kurrë. Por disa janë shpërfillës, mosbesues, rebelë pa kuptim ndaj një force të jashtëzakonshme që mund të na godasë në çdo rrethanë e vend. Kërcënimet lidhen me qeveritë dhe konspiracionet,  lidhen me interesa okulte të kushedi se kujt, sikur koronavirusi para se të trokasë, kërkon pasaportën, bindjet politike, formimin, kombësinë e atij që sëmur.

Nuk mjaftuan në gjithë këto muaj ngjarjet tragjike? Eshtë kollaj të thuash se edhe gripi merr jetë, edhe kanceri merr jetë, edhe aksidentet automobilistike marrin jetë, po cili prej nesh nuk do të bënte maksimumin t’i shtonte qoftë edhe një sekondë, një ditë, një javë, një vit, një shekull jetën të dashurve të zemrës? Kujdesi që duhet të tregojmë për njëri-tjetrin nuk është lufta kundër koronavirusit, por janë çaste të çmuara jete me njerëzit që duam e që përbëjnë panoramën e jetës sonë dhe të tjerëve që njohim e që nuk njohim.

Mendoj se nuk ka qeveri që duhet të na mësojë të mbajmë distancën e të mos hedhim përballë nesh stërklat e kollës, tështimës dhe të folurit tonë. I jepni superfuqi qeverive, ndërsa në të vërtetë jemi ne që vendosim çdo veprim. Askush nuk na sheh në ashensor dhe vetëm ne mund të marrim vendimin të jemi etikë në kutinë e metaltë që na trasnporton: të shmangim të shtypim butonat me duar të palara; asgjë nuk na kushton të përdorim një kartopecetë, apo çdo gjë tjetër për të mos lënë mikrobet përreth. Kështu dhe në mjetet dhe vendet publike ku qarkullojmë.

Tani ka nisur paniku i maskave, për disa duket një tragjedi. A mbrojnë maskat? Po kush mund ta thotë me 100 %, askush. Nuk ka maskë që të mbron nëse preket me duar të papastra, nëse hidhet andej këtej, por ama të gjithë e shohim që pengon përplasjen e frymemarrjes mbi të tjerët, redukton shumë kontaktin e padukshëm frymë-frymë. E mbani mend kur ndonjë mik a koleg ju vinte përballë sapo kishte ngrënë hudhra apo qepë? Dihen pasojat e erës, ndërsa me maskë nuk ndjehet më asgjë, shenjë që të paktën maska është një barrierë. Në Parkun e Liqenit shumë mendojnë se nuk ka nevojë, por nuk është ashtu: nëse një vrapues parakalon plot dihamë dhe djersë, askush nuk është i mbrojtur nëse nuk ka maskë.

Me mëndjemadhësi e shpërfillje disa deklarojnë se nuk ka autoritet që e detyron të mbajë maskë! Eshtë kjo koha e këtyre sjelljeve? Ka shumë çështje që kërkojnë rebelimin tonë: që nga të drejtat dhe respekti ndaj fëmijëve, vajzave, grave, personave me aftësi specjale, të moshuarve, problemeve ekonomike, sociale e politike. Të gjithë kemi hapësirë të bëhemi e të jemi rebelë për çfarë të duam, veç trimërive pa kuptim dhe sfidave ndaj… koronavirusit. Lum ai apo ajo që kurrë nuk ka për t’u prekur, por ka shumë që rrezikojnë qoftë edhe nga një veprim që ne e bëjmë gabim.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ABA: 15/10/2020 16:13

    "Nuk mbron maska", thone shume komplotista. Nese maska nuk mbron, atehere mjeket e infermieret nuk do e perdornin kete mjet rregullisht ne perditshmerine e tyre profesionale, qofte dhe ne kohe jo-pandemike. Shifrat e te vdekurve ne stafet mjekesore si dhe te pacienteve do ishin te tmerrshme nese s'do perdoreshin maskat. Prandaj mblidhni mendjen e lerini konspiracionet, po ruani veten dhe te tjeret.

    Përgjigju
  • Durres: 14/10/2020 06:50

    E dashur Alba, nuk ke nevoje fare ti lexosh shkrimet e tua,dihet qe jane gjithmone shume te sakta dhe dhe te artikuluara bukur...te kam shum qejf.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)