Janë kundër vaksinimit të detyrueshëm, Gjykata e Strasburgut rrëzon mjekët grekë: Jo pezullimit të vendimit të qeverisë, nuk ka rrezik për dëm të pakthyeshëm

Janë kundër vaksinimit të detyrueshëm, Gjykata e Strasburgut rrëzon mjekët grekë: Jo pezullimit të vendimit të qeverisë, nuk ka rrezik për dëm të pakthyeshëm

Gjykata e Strasburgut

STRASBURG-Përmes një vendimi të marrë 2 ditë më parë dhe të publikuar ditën e sotme, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka refuzuar një kërkesë të ardhur nga 30 mjekë grekë për të pezulluar vendimin e qeverisë greke për vaksinim të të detyrueshëm kundër COVID-19. Kërkesa u paraqit nga 30 punonjës të shëndetësisë në Greqi më datë 2 shtator të cilët paraqitën dy padi.  Duke cituar nenet 2 (e drejta për jetën), 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues), 4 (ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar), 5 (e drejta për liri dhe siguri), 6 (e drejta për gjykim të drejtë), 8 (e drejtë për respektimin e jetës private dhe familjare) dhe 14 (mosdiskriminimi), punonjësit e shëndetësisë po protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm, si kusht për të vazhduar kryerjen e detyrave të tyre.

Ata kanë bërë thirrje që ligji të pezullohet përmes një vendimi të ndërmjetëm dhe për këtë iu drejtuan Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, por më 7 shtator kërkesa e tyre u hodh poshtë. Në arsyetim Gjykata theksoi se nuk mund të ketë vendim të ndërmjetëm pezullimi pasi aplikuesit nuk përballen me një rrezik real të dëmit të pakthyeshëm.

Greqia deri tani ka pezulluar mbi 6 mijë mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor që kanë refuzuar vaksinimin.

Kujtojmë se me një vendim të marrë në prill të këtij viti Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ka vendosur pro vendimit që vaksinimet e detyrueshme të konsiderohen të ligjshme, sa kohë që një vendim i tillë i shërben shoqërisë si të tërë.   Vendimi në favor të vaksinimeve të detyrueshme mund të krijojë një precedent për luftën kundër COVID-19.  Megjithëse vendimi nuk u mor për vaksinat kundër COVID-19, ekspertët besojnë se mund të ketë implikime në vaksinimet kundër virusit, veçanërisht midis atyre që kanë deklaruar deri më tani refuzim të vaksinimit.

Vendimi erdhi pas ngritjes së një ankese nga familjet Çeke në lidhje me vaksinimet  e detyrueshme për fëmijët. Gjykata vendosi që politika shëndetësore Çeke nuk ishte në shkelje të Nenit 8 mbi të drejtën për të respektuar jetën në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opionisti: 09/09/2021 16:31

    ka te drejte gjykata stasburgu eshte sipas koventate drjeta njeriutedhe jam kunder legazime te drogave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës