Janë tipikë njerëzit që kanë lindur për të shijuar dhe jetuar gjithçka, por ama vetëm me një kusht: që të mos lodhen e të mos punojnë. Njerëzit që i përkasin shenjës së luanit, ujorit dhe shigjetarit janë njerëzit më kreative dhe me imagjinatë, por nuk kanë vullnet.
Luani
Luanët dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes gjithmonë. Ata janë persona shumë kreativë, por nuk e fusin në punë për asgjë, pasi nuk kanë vullnet. Nuk u pëlqen ta vrasin mendjen shumë, apo të stresohen.
Ujori
Mos u habisni që po i shikoni ujorët në këtë listë. Ata janë shumë të zotët me fjalë, por kur vjen puna për vepra nuk duan të lëvizin asnjë gisht, edhe pse njihen si një nga shenjat “ që do të ndryshojë botën”.
Shigjetari
Vdesin të udhëtojnë dhe të eksplorojnë botën, por nuk e kanë kuptuar akoma që për ta bërë këtë duhet të punojnë shumë fort pikë së pari. Liria është pika e tyre e dobët, por nuk kanë as qëndrueshmërinë më të vogël si njerëz.