Shqipëria ndër vendet më ‘dembele’ në Europë, qytetarët: Rrogat janë të ulëta, s’ka punë

Lokalet apo rrugët në Tiranë janë të mbushur me të rinj apo të rritur në orare që mendohet se duhet të jenë aktiv në punë. Këtyre pamjeve duket sikur i është referuar studimi më i fundit që rendit Shqipërinë në mesin e vendeve me normën të lartë të popullsisë në moshë në punë që nuk aktivizohet në forcën e punës.

‘S’ka punë dhe rrogat janë 0 fare. Fëmijët e mi pa punë!’- tha një qytetar.

‘Këtu i sheh kafet plot, në asnjë vend të botë nuk është si këtu!’- u shpreh një tjetër.

‘Thonë s’kam kohë s’kam kohë i sheh kafet plot! Qëllimi kryesor është pagesa pasi shqiptarët, kudo që kanë shkuar punojnë.

Në nuk e respektojmë punën kur jemi në vendin tonë! Si Shqipëria nuk ka rrinë në klube, nuk shoh të rinj duke punuar.’- thanë disa qytetarë të tjerë.

Sipas përllogaritjeve të INSTAT në vendin tonë popullsia, që nuk do të punojë është 32.5% mbi 15 vjeç. Kjo vajzë e re mendon se shqiptarët janë dembela për shkak se duan çdo gjë ta marrin gati pa u investuar.

‘Po është shumë e vërtetë njerëzit përtojnë të punojnë nuk e kanë me qejf, presin fundin e muajit që të marrin rrogën.

Nuk e duan punën sepse janë mësuar t’i gjejnë gati. Tani në demokraci punuam në shumë sektorë që nuk na e merrte mendja. Të rinjtë duan sa të shkojnë në punë të marrin 500 dhe të rrijnë.’- u shprehën disa qytetar.

Në Shqipëri si rrjedhojë e krizës ekonomike që u krijua nga pandemia shumë persona u dekurajuan të kërkojnë punë pasi mendojnë se nuk gjendet një e tille.

‘Jam pa punë as asistencë asgjë nuk marr. Iki tek bashkia dhe më thonë nuk të takon ndihmë është burokraci e madhe.’- tha një qytetar.

Punësimi në Shqipëri përballet me nivel të lartë informaliteti, që së paku me treguesit zyrtar është 34%.

‘Kam 15 vite që punojnë në të zezë.’- u shpreh një qytetar.

Ka shumë njerëz që nuk janë në punë sepse po studiojnë ose kujdesen për një anëtar të familjes ose janë të paaftë për punë. Por ndryshe nga Bashkimi Europian në Shqipëri popullsia që merr pjesë në forcën e punës, që dëshiron të punojë dhe nuk gjen punë është shumë e lartë. Kjo pjesë e popullsisë në moshë pune konsiderohet “e papunë”.  Shkalla e papunësisë në Shqipëri arriti në 11.8 për qind në fund të vitit 2020 me një rritje vjetore prej 0.7 pikë përqindje.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 14/08/2021 09:06

    Po cmimet e perimeve,zarzavadeve,frutave,mishit, peshkut e ne pergjithesi ushqimet si jane? Sipas meje "shporta e blerjes" (nuk e di shqip ket shprehje ekonomike) jane 2 deri 3 here me te ulta se cdo shtet ne Europe?.Boll me ankesa.Kush ka nevoj e do te ushqej familjen punon kudo e me cfardo pagese mujore e jo te te rrij me kafe apo te haj ne restorante.Jashte pronari ta mat koken mire per ato lek qe te paguan(kudo marrin pagesat minimale).Europianet banojne rreth ~64% ne shtepia me qira e me pagese mujare me te larte se 500euro.Po ne Shqiperi?????

    Përgjigju
  • Iris: 14/08/2021 00:15

    Mjafton te shohesh kafenete plot 24 ore cdo dite te javes,vetem Covidi i detyroi te mbyllen,po keshtu dhe ndjekjen e madhe me fansa te shumte te telenovelave dhe e kupton qe dembelizmi shqiptar vegjeton e lulezon me permasa turko-anadollake.

    Përgjigju
    • tani: 14/08/2021 09:36

      Iris :si mund te flitet per varferi ne nje vend qe ka kaq cmime te ulta(perime,zarzavade,fruta,mish e peshk e ne pergjithesi e produkte ushqimore ne pergjithesi) e ku kafenet e restaurantet jane te mbushura e ku shtepit me qira jane rreth 200$ ne muaj e ku kerkohen puntor nga jashte per te punuar(thojne nuk ka pune).Ku maqinat perdoren per tangerlleg e jo per pune,ku mbi 90% e shqiptareve kan shtepi private.Ne cdo vend te botes nevojtari shkon e punon aty ku ka pune se ka familje per te ushqyer e pak pyet per pagesen.Me duket se geni i rrenes e mashtrimit eshte i demtuar e nuk ka specialist te mjekesis gjenetike qe mund ta normalizoj ket Gen tek ADN e shqiptareve.

    • brajan: 14/08/2021 08:21

      Nuk eshte dembelizmi ne shqipri pagat e puntorve jan qesharake pse zgjedhin te emigrojn shumica si shqiptart jasht punojn e neshqiperi jo sps ktu roga se kamp fundin e muajit ktu eshte roga per mbijetes jo per te jetuar siq e ka bota

  • Molla e dijes: 13/08/2021 21:27

    Shqipëria nuk është një nga vendet më dembele në Europë, por vendi më i korruptuar në Europë, vendi ku nuk ka meritokraci.Shqiptarët po emigrojmë me mijëra jashtë shtetit dhe po bëjnë lloj lloj punësh të rëndomta, por marrin një pagesë të kënaqshme, ose të paktën pmotësojnë nevojat bazë që kanë. E dini sa rrogë merr një kamarier në Shqipëri? Po një punëtor llaçi? Po një robaqepëse në fasoneri? Marrin aq pak rrogë sa nuk iu del as për bukë. Prandaj, mos u tallni me shqiptarët me këto lloje sofizmash, punë s'ka por kafet plot! Në Shqipëri ka para të pista, dhe informale, ka edhe remitanca nga emigrantët, prandaj ka që rrinë dhe në kafe. E keni pyetur ndonjëherë të birin e Ramës se çfarë pune bën, çfarë makine mban e ku i gjen lekët? Këto shikoni, korrupsionin e pushtetarëve në 30 vite që kanë vjedhur popullin, kanë punësuar militantë e farefis pa meritokraci, dhe ka ndodhur një shpopullim i madh për faj të tyre. Kjo është e vërteta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia