‘ Na pret një muaj i vështirë’, Meri Gjini bën parashikimin për tetorin: Ja në cilat data duhet të tregoni kujdes…(VIDEO)

Ky muaj pritet të jetë pak më i vështirë se zakonisht, të paktën kështu u shpreh astrologia Meri Gjini në studion e emisionit ‘’ Rreze Dielli’’. Ajo këshillon të gjitha shenjat që këtë muaj të ruajnë qetësinë, të mos debatojnë dhe të zhveshin veten nga emocionet, sidomos nga emocionet negative. Ndërsa theksoi se do të jetë një muaj i mirë për të gjithë ata që do të konsumojnë ushqime të shëndetshme, që do të kujdesen për veten e tyre dhe që do të arrijnë të bëjnë kursime.  

Dashi

Të kenë situatën ekonomike dhe profesionale në dorë. Shpresoj që të kenë të qarta axhendën e tyre për zgjerimin e bazës ekonomike për zgjerimin e bazës produktive, e cila do të jetë një bazë që do të prodhojë  të gjithë trevjeçarin në vazhdimësi duke nisur që nga 2 e dhjetorit 2020. Kështu që strukturimi i bazës së tyre prodhuese është qëllim deri në datën 14.

Demi

Pjesa e parë e muajit duhet t'i gjej në pozicion mbrojtje, nuk ka vend për sulme , nuk ka vend për lëvizje pak të ashpra edhe pse duhet ta kenë nisur me pak tonacione të ashpra por në njerëz që i kanë shumë afër pa rrezikun e humbjes apo thyerjve të pa korrigjueshme. Të përpiqen të mos lënë diskutime të rëndësishme nga data 30, 31 dhe 1 e nëntorit, pra ato janë ditët në të cilët duhet të jenë të kujdeshëm.

Binjakët:

Do të ankohen më shumë por do të jenë ato që nuk do të preken praktikisht nga ato që do të ndodhin rreth e qark. Ankesat do t'i kenë ndoshta edhe nga humbja e durimit sepse me zor po presin të fillojë periudha e mirë e tyre dhe do të fillojë në fakt, shumë më shpejt nga çfarë e presin. 

Gaforrja:

Këtë muaj gaforrja duhet të ketë patjetër kujdes me bashkëpuntorët apo të futet në bashkëpunime. Puna në grup jep rezultatin maksimal të pritshëm për periudhën dhe kohën në të cilën ndodhet. Pjesa e parë i gjen në dilema në raport pikërisht me bashkëpunëtorët  e tyre. Ndërsa pjesa e dytë, i gjen në dilemat ekonomisë. Prioritetet do të ishte zgjedhja më e mirë apo këshilla më e mirë për të mos ndjerë disforinë ekonomike  që mund ta kenë të ndjeshme në ditët e para të nëntorit. Kështu që harxhimet vetëm aty ku nuk i shamngin dot, ose që realisht është prioritet për ta, jo më shumë se aq sepse me ekonominë nuk është se do t'i kemi luksin për shpenzime deri në shkurtin e vitit që vjen. Lëvizjet ekonomike janë realisht në disfori.

Luani:

Luanët kanë një tendencë nga dita e djeshme për të qenë protagonistë për mirë, në fakt kërkojnë për të pasur një rol si lider, si vëmendje, si kreativ. si shpëtimtar dhe u shkon shumë në fakt, dhe është një ndjesi që mund të veprojnë për të mirën e grupimit, që i rrethon, pra është një rol që kanë vendsour edhe sikur të përplasen me kë kanë sipër vetes vetëm e vetëm që të gjendet një formë ekuilibri.

Virgjëresha:

Duket sikur ka vendosur një formë paqeje këtë muaj, ka gjetur një formë ekuilibri, edhe pse në mendjen e tyre vazhdon akoma ajo ideja që rikonstrukturimit të mundshëm për t'u përshatur  me pjesën e punës në të cilën ndodhet. Nuk u mungon zgjuarsia, perceptimit dhe nuk u mungon ajo pjesa e largpamësisë se si mund të bëhen gjërat që tja dalim mbanë.

Peshorja:

Prioriteti është ekonomia dhe prioritet e tyre duhet të jenë me list dhe me pikatore, edhe pse dëshira në pjesën e parë  duke u nisur nga dita e djeshme janë në boshtin dash- peshore pra janë në ato boshtin e Venusit kështu që në fund të muajit do të ndihen edhe të bukur edhe të sukseshëm dhe mirë në gjërat që do të marrin nga muaji tetori.

Akrepi:

Akrepi kërkon të ketë në kontroll dhe punon fort që gjërat ti ketë në kontroll. Ky  nervozizëm do ti sjellë pak dëme në raportet e tyre familjare, ose raportet personale ose shumë të ngushta. Duhet ta kontrollojnë, elokuenca është këshilla ime, dhe përshtatshmëria me ritmin dhe me kohën.

Shigjetari:

Zgjidhini problemet mos I mbartni me vete sepse është harxhim energjie, jo vetëm në pjesën e punës, duke pasur mundësinë për të zhvilluar atë pjesën e bazës profesionale të tyre, që do të rrisi prodhimin çfarë kanë punuar këtë dy vjecarë me lekun e tyre, me atë cfarë do të kenë këtë dyvjecarë do të ketë një rritje të ndjeshme nga dy e dhjetorit në vazhdimësi dhe do të kenë mundësi të mbyllin dhe të përfundoni problematikat e që kanë në raportet e tyre personale, familjare. 

Bricjapët:

Të papriturat do të fokusohen në ndryshimin e planeve të punës, apo në rivendosje pavarësisht mënyrës se si do të ndihen Në momentin e parë jam e sigurtë që gjithmonë ndryshimet që nuk varen nga ne ose që vijnë nga universi janë për më mirë. Unë besoj që zoti i di gjërat shumë më mirë për ne,  se sa ne për veten tonë, kështu që për pjesën e bricjapëve do të doja pak më shumë besim tek ai që është sipër me qëllim që ti japin kohë vetes për të perceptuar se si mund të adaptojnë përpara pjesën e objektivave të tyre profesionale.

Ujori

Edhe për ujorët ashtu sikur edhe për pjesën tjetër janë në ato momentet e fundit të durimit të tyre për nga ankthet që kanë pasur për më shumë se sa tre vjet. Dhjetori do ti bëjë të prekshëm vendimet dhe qëllimet që disa prej tyre do t’i kenë të qarta që në këtë muaj dhe pse mërkurë, mars në datën 17 të nisin praktikisht objektivat, qëlllimet, formën e punës apo punën apo të kenë në dorë, atë çfarë duan të prodhojnë apo me çfarë do prodhojnë lekët e tyre.

Peshqit:

Janë shumë të lodhur, shumë të ngarkuar nga problematikat që kanë filluar që në pjesëne  parë të marsit, që në datën 9 dhe 10 të marsit, përsa i përket çështjeve profesionale të tyre,  Kanë pasur disfori të forta edhe gjatë verës, dhe gjithë pjesa e shtatorit duke përkufizuar përsëri 10 ditëshin e fundit të shtatorit që I ka lodhur mjaftueshëm. Përsa I përket cështjeve të punës. Për pjesën e punës dhe bashkëpuntorëve, pika e fortë e muajit  është bashkëpunimi ose të ndarjes të ideve.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit